Home / Lajme / Maqedoni / Në sy të Gruevskit grushtojnë njëri tjetrin Vullnet Palloshi dhe Gajur Kadriu (VIDEO)

Në sy të Gruevskit grushtojnë njëri tjetrin Vullnet Palloshi dhe Gajur Kadriu (VIDEO)

10 janar – Palloshi dhe Kadriu kanë qërruar hesapet mes tyre me grushta dhe më pas kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa incidentin e djeshëm e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendëshme. Palloshi ka qenë më herët edhe drejtor i Fondit të rrugëve të Maqedonisë, ndërsa gjatë ditës së djeshme kishte marrë edhe një pllaketë te artë nga shoqata e inxhinierëve të Maqedonisë dhe qeveria e Maqedonisë si person që ka dhënë kontribut të madh në sektorin e rrugëve të Maqedonisë.

Të dy pohojnë se janë sulmuar nga tjetri.

Të dy kanë përfunduar me lëndime trupore dhe të dy kanë denoncuar rastin në Polici.

Të dy janë në lidhje familjare. Që të dy janë nga Tetova.Njëri është drejtor kurse tjetri profesor universitar.

Njëri pohon se rahja ka qenë për shkaqe xhelozie kurse tjetri për motive ende të panjohura.

Kështu theksojnë protagonistët e rrahjes së djeshme në hapësirat e fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup profesori në Universitetin Shtetëror të Tetovës Vullnet Palloshi dhe drejtori i ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriu.

Palloshi dhe Kadriu kanë qërruar hesapet mes tyre me grushta dhe më pas kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa incidentin e djeshëm e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendëshme. Palloshi ka qenë më herët edhe drejtor i Fondit të rrugëve të Maqedonisë, ndërsa gjatë ditës së djeshme kishte marrë edhe një pllaketë te artë nga shoqata e inxhinierëve të Maqedonisë dhe qeveria e Maqedonisë si person që ka dhënë kontribut të madh në sektorin e rrugëve të Maqedonisë.

Edhe pse disa mediume kanë liferuar se incidenti ka ndodhur për shkaqe politike, burime tona bëjnë të ditur se Vullnet Palloshi dhe Gajur Kadriu janë në lidhje familjare dhe vite me radhë kanë pasur marrëdhënie të acarruara për shkak të një kontesti rreth ndërtimit të një objekti në oborrin e shtëpisë së familjes së Palloshit. Gjatë ditës së sotme Kadriu dhe Palloshi kanë dhënë deklarata diametralisht të kundërta. Sipas profesorit Vullnet Palloshi drejtori Gajur Kadriu ka organizuar sulm ndaj tij për arsye të panjohura.

“Gajur Kadriu së bashku me të birin kishte organizuar të më sulmojë fizikisht. Pas ndarjes së pllakateve në ceremoninë, unë dola në korridor ai më sulmoi duke më sharrë, më rrëzoi për toke dhe filloi të më bjerë me grushta. Më pas personat që ishin të pranishëm në ceremoni na ndajtën. Në ndihmë të Kadriut ishte dhe djali i tij me një bandë të personave në krye me Hasip Huseinin. Unë me pas e thirra policinë por nuk erdhi në vend, isha i detyruar të shkoj deri në stacion ta paraqes rastin, policia do ta zbulojë pse ai e ka organizuar sulmin” tha Palloshi.

Ai tha se janë në lidhje familjare me Kadriun, dhe arsyet e sulmit të tij nuk i din. “E kam dhëndër dhe zënka nuk ka kontekst politik edhe pse ai mundohet ta nxjerrë në kontekst partiak. Akuzat e tij në bazë partiake nuk mbajnë. Unë nuk kam pasur zënkë më herët më të.

Kjo është shumë turp nga ana e tij” tha Palloshi.

Por nga ana tjetër Gajur Kadriu e konfirmon incidentin e djeshëm duke thënë se ai ka marrë lëndime në krahun e majtë pasi që Vullnet Palloshi e ka sulmuar atë me të birin për shkaqe xhelozie.“Nuk është e saktë se unë e kam sulmuar Palloshin por ka qenë ai me të birin që pas ceremonisë më ka sulmuar. Nuk ka të bëjë kjo me zënkë familjare por thjeshtë është punë xhelozie sepse ndërmarrja që unë e udhëheq tani është në fitim dhe shkon shumë mirë dhe përparon për dallim në kohën ai ka qenë në krye të fondi të rrugëve. Kjo është arsyeja pse ai më ka sulmuar” tha Kadriu.

Gjatë ceremonisë së djeshme ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Nikolla Gruevski, por ende nuk dihet nëse rahja ka ndodhur në sy të tij apo pasi eshte larguar nga ceremonia.

Tv KOHA
Autor:Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *