Home / Lajme / Maqedoni / Në Vevçan përqeshen polikanët (VIDEO)

Në Vevçan përqeshen polikanët (VIDEO)

14 janar – Karnavali i Vevçanit përveç çmendurive me maska, ka dërguar edhe mesazhe politike.

Në disa prej fotografi mund të vërehet se si defiluesit me maska përqeshin politikanët e vendit. Në pamje mund të shihen fytyrat e liderëve të katër partive më të mëdha, atij të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe të LSDM-së Zoran Zaev, pastaj të BDI-së Ali Ahmeti e Menduh Thaçi të PDSH-së po dhe të ish kryetarit socialdemokrat Branko Cërvenkovski. Në sfond mund të shihen edhe fotografitë e presidentit Gjorge Ivanov, ministres së brendshme Gordana Jankullovska, ministrit të Financave Zoran Stavreski si dhe zëvendëskryetares së LSDM Radmilla Shekerinska. Në krahasim me fotografitë e tjera të politikanëve, ajo e Ali Ahmetit dhe e Menduh Thaçit janë në “versionin” më të vogël! Ndryshe, në Vevçani për çdo vjet banorët e saj në mënyrë specifike shprehin talentin e tyre për humor dhe satirë duke mos anashkaluar maskat tradicionale po edhe thekset mbi ngjarjet politike në vend. Viteve të kaluara nuk kanë munguar në këtë karneval edhe fyerjet ndaj Muslimanëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *