Home / Lajme / Maqedoni / Në vitin 2014 do të ndërtohen rrugë dhe hekurudha të reja!

Në vitin 2014 do të ndërtohen rrugë dhe hekurudha të reja!

Shkup, 01 Janar – Fillimi i ndërtimit të autostradave të reja Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, vazhdimi i aktiviteteve ndërtimore në aksin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë, rikonstruksionii aksit rrugor Kumanovë – Bellakovcëm janë kyçur projekte në infrastrukturën rrugore dhe infrastrukturën hekurudhore të parashikuar për këti vit, shkruan MIA, transmeton “Zhurnal”.

Do të ndërtohen 104 kilometra të reja autostradë

Për në shkurt planifikohet start në ndërtimin e autostradave, investim prej rreth 600 milionë euro, të siguruara përmes bankës EKSIM kinez dhe Buxheti shtetëror. Ky projekt duhet të sjellë 104 kilometra autostradë.

Kompania kineze “Sinohidro Korporejshën Limited” që do t’i ndërtojë pjesët e rrugës tani më ka grumbulluar oferta nga kryerës vendorë për inkuadrimin në punët ndërtimore, konform detyrimeve nga kontrata. Në Sveti Nikole do të ngrenë kamp ndërtimi për akomodimin e inxhinierëve dhe gjithë logjistikës me firmat e ndërtimti të Maqedonisë. Paralelisht zhvillohet edhe shpronësimi i tokës.

Në vitin 2014, duhet të vazhdojnë aktivitetet për ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë, në gjatësi prej 28 kilometra, projekt në vlerë prej 280 milionë eurove. Deri më tani janë realizuar 36 për qind nga aktivitetet e parashikuara. Agjencia për rrugë shtetërore për vitin 2014 dhe vitin 2015 paralajmëron ndërtim të 100 rrugëve lokale me gjatësi prej 200 kilometrave dhe investim prej 20 milionë eurove.

Në vitin 2013 përfundoi ndërtimi i 145 kilometra rrugë lokale, në vlerë prej 13,4 milionë euro, si dhe të 14 akseve rrugore magjistrale dhe rajonale në gjatësi prej 148 kilometra, në vlerë prej 1,610 milionë euro.

Momentalisht punohet edhe në projektimin e 193 kilometra rrugë në vlerë prej 11 milionë euro. Në periudhën e ardhshme, lëndë e projektimit duhet të jenë 121 kilometra.

Investim në sektorin hekurudhor

Ky vit, sipas institucioneve kompetente do t’i përkushtohet investimeve në sektorin hekurudhor.

Pas ngecjes disadekadëshe në investimet në hekurudhë, paralajmërohet rikonstruksion i hekurudhave, realizim i furnizimeve për rindërtimin e parkut të automjeteve dhe modernizimin e stacioneve hekurudhore. Për muajin mars janë paralajmëruar punë për rikonstruksionin e aksit hekurudhor Kumanovë – Bellakovc në gjatësi prej 31 kilometrave, në pjesën lindore të Korridorit 8. Ky është aksi i vetëm i ndërtuar nga tre të parashikuarat për hekurudhën drejt Bullgarisë.

Pas 20 vjetëve ngecje, priten aktivitetet ndërtimore për realizimin e idesë për ndërlidhje hekurudhore të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Për riparimin e Kumanovë-Bellakovcë janë parashikuar 39.753.000 euro, të siguruara përmes kredisë nga BERZH-i. Aktivitetet ndërtimore do t’i kryejë kompania gjermane “Vibe”, e cila sikur edhe investitori kinez për autostrada, paralajmëroi angazhim të popullatës lokale dhe shfrytëzim të materialit vendor.

Në vijim janë aktivitetet për përgatitje të dokumentacionit dhe sigurimit të parave dhe prë dy akset tjera Bellakovc-Kriva Pallankë në gjatësi prej 34 kilometrave për çka nevojiten 144 milionë euro dhe Kriva Pallankë – Deve Bair në gjatësi prej 24 kilometrave, e cila sipas vlerësimeve do të kushtojë rreth 360 milionë euro.

Planifikohet edhe shpallje e thirrjes dhe lidhjes së kontratës për ndërtim të hekurudhës Manastir-Kremenicë. Në sektorin hekurudhor janë paralajmëruar investime dhe për parkun e automjeteve. Është nënshkruar kontratë me kompaninë sllovake “ZHOS Trnava” për furnizimin në vlerë prej rreth 13 milionë euro me të cilën “HM “Transport” do të fitojë 75 vagona të hapura dhe gjithashtu po kaq vagona transportues. Dërgesa e parë me vagona duhet të arrijë gjatë vitit. Në HM Transport në vijim është furnizimin edhe i gjashtë garniturave të reja hekurudhore për transportin e udhëtarëve, për çka pritet në janar të përfundojë evaluimin e ofertave financiare.

Pamje e re e stacioneve hekurudhore

Në fillim të vitit pritet të përfundojë procedura për zgjedhje të kompanisë ndërtimore dhe të fillojnë aktivitetet për rikosntruskionin e plotë të Stacionin hekurudhor në Shkup, e cila deri në vitin 2014 duhet të marrë tërësisht pamje të re.

Projekti realizohet me ndihmën e BE-së, me financa në vlerë prej 2,5 milionë euro, nga të cilat 85 për qind hanë nga IPA fondet, ndërsa 15 për qind financim vendor.

Rikonstruksioni ndodh pas plot 33 vjetëve, respektivisht nga ndërtimit i Hekurudhës në vitet e 80-ta. Me mjetet nga IPA planifikohet rikonstruksionin edhe i 10- stacioneve hekurudhore përgjatë Korridorit 10, Veles, Prilep, Manastir, Gjevgjeli, Çashkë, Tabanoc, Demir Kapi, Gradsko, Negotinë – Vardar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *