Home / Lajme / Rajon / Nesër Shqipëria dhe Kosova në Prizren mbledhje të përbashkët

Nesër Shqipëria dhe Kosova në Prizren mbledhje të përbashkët

10 janar-Nënshkrimi i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve; nënshkrimi i marrëveshjes midis dy qeverive për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; nënshkrimi i marrëveshjes mes dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës; thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian”, ka deklaruar ministrja e Inovacionit Milena Harito.

Në Prizren nesër do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës me një deklaratë të partneritetit strategjik.

Në kuadër të kësaj mbledhje të parë të dy qeverive do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi, por edhe vëmendja për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Disa nga marrëveshjet që do të nënshkruhen nga të dyja qeveritë janë: Nënshkrimi i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve; nënshkrimi i marrëveshjes midis dy qeverive për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; nënshkrimi i marrëveshjes mes dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës; thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian”, ka deklaruar ministrja e Inovacionit Milena Harito.

Ministrja Harito njoftoi gjithashtu se gjatë mbledhjes do të merret vendim edhe për dy projekte që lidhen me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

I pari ka të bëjë me një bashkëfinancim të të dy qeverive, që parashikohet të jetë afër 100 mijë euro, për pajisje mjekësore për maternitetin e Preshevës. Ky fond i bashkëngjitet financimeve edhe nga agjenci të tjera ndërkombëtare për projektin e maternitetit.

Po ashtu, parashikohet edhe ngritja e një Fondi Zhvillimi për Luginën e Preshevës.

Kryeministrat e të dy vendeve e kanë cilësuar takimin e Prizrenit si çeljen e një kapitulli të ri në bashkëpunimin mes Tiranës dhe Prishtinës

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *