Home / Lajme / Maqedoni / Nevzat Bejta fiton Rufi Osmanin në gjykatë

Nevzat Bejta fiton Rufi Osmanin në gjykatë

Gostivar, 16 janar – Gjykata e Gostivarit ka vendosur në disfavor të kreut të RDK-së Rufi Osmani pasi ai kishte ngritur padi për shpifje ndaj kryetarit të komunës së Gostivarit Nevzat Bejta. Ky i fundit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në prill 2013 kishte deklaruar se “Osmani në dy muajt e fundit në funksion të fushatës së tij zgjedhore ka harxhuar 1,2 milion euro në mënyrë joligjore nga buxheti i komunës”?!

“Aktakuza e ngritur synonte të demaskoj këtë shpifje të rëndë dhe tërësisht të paargumentuar sepse të gjitha pagesat e kryera nga buxheti i komunës së Gostivarit në mandatin qeverisës 2009-2013 dhe në veçanti në periudhën janar-mars 2013 ishin të bazuara në ligjet në fuqi, në vendimet e Këshillit komunalduke respektuar në tërësi të gjitha procedurat e ligjit për furnizime publike dhe ligjit për buxhet.

Nëpërmjet aktpadisë kryetari Rufi Osmani argumentoi bindshëm se nuk është keqpërdorur asnjë euro për fushatën zgjedhore të RDK-së për zgjedhjet lokale 2013 dhe se të gjitha pagesat e bëra bazohen në dokumentacion valid kontabël dhe juridik.

Në argumentim të kësaj aksiome matematikore u ofruan si dëshmi raporti financiar i RDK-së për zgjedhjet lokale 2013, u kërkua të dëshmonin përgjegjësit e buxhetit Shiret dhe Sadri Elezi dhe përgjegjësja e furnizimeve publike Ditmire Shehu dhe u kërkua që shpifësi (N.Bejta) të argumenton akuzën e bërë.

Shpifësi në fjalë me asnjë dëshmi materiale dhe verbale nuk argumentoi shpifjen e bërë në seancë gjyqësore sepse dëshmi të tilla nuk ekzistojnë në realitet me përjashtim të halucinacioneve dhe shpifjeve që i prodhon në kokën e tij”, thuhet në reagimin e shërbimit për informim pranë RDK-së.

“Se në Maqedoni janë instaluar standarde të dyfishta në raste kur padisin pushtetarët dhe për të njëjtit janë të akuzuar mjafton të analizohet vendimi i gjykatës themelore në Shkup e cila pranoi padinë e Nikolla Gruevskit për shpifje ndaj Tito Petkovskit dhe të dytin e dënoi me 10 mijë euro, ndërsa në rastin e padisë që bëri Rufi Osmani gjykatësi miratoi vendim të kundërt duke amnistuar shpifësin (N.Bejtën)”, kanë thënë nga kjo parti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *