Home / Lajme / Maqedoni / Nga 1 prilli do të rritet çmimi i ujit për pije (VIDEO)

Nga 1 prilli do të rritet çmimi i ujit për pije (VIDEO)

Tetovë, 01 janar – Nga data 01 prill qytetarët e Tetovës do të paguajnë fatura më të shtrejta të ujit për pije. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe drejtori i NPK-së Xhelal Ceka në një intervistë për Televizonin Koha.

Ai thotë se arsye pse duhet të rriten çmimet janë të shumta duke u shprehur se rritja e çmimit të ujit është edhe një parakusht për marrë kredi nga KHË banka, por edhe duke pasur parasysh se Tetova ka çmime më të ulëta në Maqedoni nga qytetet tjera.

“Tetova ka çmimet më të ulta në nivelin republikan 8.89 denarë, ndërsa në Shkup, Kumanovë apo dikund tjetër është 20 denarë e më lartë dhe planifikojmë që çmimin ta risim diku rrethë 40 %. Kemi ritje të nmjëpasnjëshme të çmimeve të derivative dhe rrymës ndërsa çmimet e ujit nuk janë rriurë me vite të tëra dhe ne e kemi patjetër të bëjm rritjen e çmimeve të ujit për të funksionuarë normal si ndërmarrje çmimet do të jenë nga 14 deri në 16 denarë por këtë do e bëjmë në prill kur sasia e ujit do të rritët dhe i gjithë qyteti do të ketë ujë të mjaftueshëm, ne prej muajit maj fillojmë edhe sisitemin e ri të ujësjellëit prej 8 kilomtra e gjysë, siçe dimë janë siguruarë edhe mjete nga buxheti i RM-së me sistemin e filterimit para të cilët janë siguruar nga banka botërore dhe është mometi për të rritë çmimet dhe në këtë drejtim, dhe të kriojmë shrëbimet në nivel shum më të lartë”.

Tash më ndërmarrja publike komunale ka filluar me ndërimin e orëmatësve ku janë parapa që në Tetovë të ndërrohen 6 mijë të tillë, ku qytetarët do të pagujan ujë aq dhe sa do të harxhojnë.

Edhe pse rritja e çmimeve do të bëhet në muajn prill, kur edhe do të ketë sasi më të madhe të ujit, kur edhe në të njetën kohë pritet të fillojnë edhe punët për ndërtimin e ujësjellësit, mirë por i njeti sips të gjitha paralajmërimeve nuk pritet të përfundoj këtë vit, që do të thotë se tetovarët edhe këtë verë do të paguajnë ujë më shumë, ndërsa në disa pjesë të qytetit do të ketë mungesë të ujit për pije.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *