Home / Lajme / Maqedoni / Nisen 150 ushëtarë për në Kabul prej tyre 52 shqiptarë (VIDEO)

Nisen 150 ushëtarë për në Kabul prej tyre 52 shqiptarë (VIDEO)

Tetovë, 08 janar – Pjesëtarët e ARM-së të cilët do të nisen për në misionin paqëruajtës në Afganistan janë të vetëdijshëm me rrezikun që i pret atje por ato megjithatë thonë se janë përgatitur profesionalisht që të përballojnë sfidat me të cilët do të hasin gjatë gjahstë muajve të ardhëshme.

Nexhat Jusufi dhe Gazmend Asani, që të dy shqiptarë të Shkupit, janë në mesin e 150 ushëtarëve të cilët do të nisen për në misionin paqëruajtës ISAF në Afganistan. Ata të mërkurën kanë bërë edhe ceremonitë e fundit para se të nisen në kazermën në Tetovë, ndërsa për gjashtë muajt e ardhshëm do të kontribuojnë në ruajtjen e paqës në Afganistan në kuadër të NATO-së. Nexhat Jusufi, nga fshati Bukoviq i komunës së Sarajit, thotë se ndihet krenar që do të niset në një mision të këtillë. Ai është aftësuar për këtë mision dhe është i vetëdijshëm për rrezikun dhe punën që e pret atje.“Për mua është nderë dhe krenari e madhe që do të marrë pjesë së pari herë në misionin paqësor ISAF në Afganistan. Jena përgatitur shumë mirë për sfidat që nap resin. Përgatitjet që janë bërë në vendin tonë dhe së fundmi ishim edhe në Gjermani, na japin një siguri të madhe për kryerjen e detyrave që na presin atje.Jemi të vetëdijshëm për të gjitha ata rreziqe që na presin atje dhe ne pikërisht për këtë jemi përgatitur edhe fizikisht edh psigjikisht. Edhe familja është e vetëdijshme për misionin tonë por ne jemi profesionist dhe i dijmë mirë detyrat tona”, tha Nexhat Jusufi, reshter i vjetër i klasit të parë me një përvoje pune prej 11 vjet në njësitin Renxherët.

Ndërsa, Gazmend Asani, nga Shkupi, pjesëtarë i batalionit të policisë ushatarke në Shkup shpreson se me këtë pjesëmarrje do të ndikojnë për stabilitetin e Afganistanit. “Shpresojmë me pjesëmarrjen tonë të japim kontributin njejtë sikur gjenerata e tjera për vendosjen e paqës në Afganistan. Jemi të vetëdijshëm për çdo sfidë që na pret dhe shpresojmë se sadopak pjesëmarrja jonë do të kontribuojë në stabilitetin në atë vend ku ne ndajmë një fe të përbashkët dhe kulturë të njejtë”, tha Gazmend Asani, para se të niset për në misionin Isaf në Afganistan.

Ndryshe, ceremonia e dërgimit të 150 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë është organizuar në kazermën “Kuzman Josifovski Pitu”, në Tetovë, ku kanë qenë të pranishëm Ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi, shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski, komandanti i Komandës së bashkuar operative të ARM-së, gjeneral-majori Metodija Veliçkovski, komandanti i Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike, gjenerali Pavle Arsoski. Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi tha se në të gjithë ushëtarët që momentalisht janë në Afganistan janë shëndoshë e mirë dhe pritet që të kthehen së shpejti. Ai tha se ushëtarët që janë atje janë duke e kryer misionin me sukses. “Me shpresë se të njejtit poashtu në mënyrë të sukssshme do të mund t`iu përgjigjen detyrave dhe sfidave që kanë para vetes, konform asaj edhe siç konstatohet misioni aktual në bazë të të gjtha raporteve që vijnë, prej Kabuli janë në përfundim të misionit me sukses. Me sukses i kanë kryer të gjitha detyrat dhe misionet që i kanë pasur për këta gjashtë muaj dhe ajo që është me më rëndësi, ne i bëjmë të gjitha përgatitjet për pritje të kontigjentit për kthim, dhe mbas të gjitha informatave që I kemi të gjithë pjesëtarët që janë atje shëndoshë dhe mirë “, tha Ministri Xhaferi. Ai është shprehur se ky është misioni i parafundit në këtë format, pasi që kah fundi i këtij viti NATO do të ndryshojë formatin e pjesëmarrjes në Afganistan. “Ky është kontigjenti i parafundit i pjesëmarrjes së ARM-së në këtë format të misionit ISAF të udhëhequr nga NATO në Afganistan për faktin se siç është parlajmëruar nga fundi i vitit 2014 dhe me fillimin e 2015 e tutje prezenca e faktorit ndërkombëtar në Afganistan, do të jetë në format të ndryshuar, tani janë bërë të gjitha përgatitjet për pjesëmarrje të armatës në formatin e ri në misionin Post ISAF në Afganistan me tendencë që tju ndihmohet institucioneve përkatëse. Sa do të jetë NATO atje edhe ne do të jemi prezente në ato misione”, tha Ministri Xhaferi.

Ndërkaq, sipas të dhënave zyrtare deri tash në misionin paqëruajtës ISAF në Afganistan kanë marrë pjesë rreth 3000 ushtarë nga Maqedonia. Në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të ARM-së nga përbërja e e Brigadës së parë këmbësorike të mekanizuar, e cila merr pjesë në misionin paqësor ISAF në Afganistan kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga pushteti local, nga bashkësite fetare dhe familjarë të ushatarëve.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *