Home / Lajme / Maqedoni / Një marimang në Tetovë edhe ajo e prishur (VIDEO)

Një marimang në Tetovë edhe ajo e prishur (VIDEO)

Tetovë, 23 janar – Në vitin që lamë pas, “Marimanga” në Tetovë ka marrë dhe transportuar gjithsej 244 vetura të keq parkuara, ndërsa në vitin 2012 gjithsej janë marrë dyfish më shumë vetura, gjegjësisht 463.

Veturat janë transportuar në lokacione përkatëse, përderisa vozitësit janë përballur me sanksione ligjore, gjegjësisht me dënime prej 30 deri 250 euro varësisht prej ku janë transportuar veturat.

Më së shumti në këtë periudhë kohore janë marrë vetura nga rrugët “Ilindeni, Marshall Tito, Jane Sandanski, Bllagoja Toska dhe në rrugët rreth tregut të gjelbërt në Tetovë.

Sipas analizave dhe vlerësimeve të SPB Tetovë një merimangë që gati një kohë të gjatë nuk funksion, është i pamjaftueshëm në krahasim me numrin e madh të veturave, por duke pasur parasysh edhe mospasjen e vend parkimeve apo hapsirat e papërshtatshme për parkim në qytet.

Përvec kësaj, në Tetovë çdo ditë vijnë vetura edhe nga jashtë për arsye të ndryshme si psh: tregtare, arsimore, sportive etj. Sa për ilustrim, numri i fundit i regjistrimit të veturave në këtë zonë arrin 35 mijë. Nëse këtij numri i shtojmë edhe veturat e paregjistruara dhe ato që vijnë nga jashtë, atëherë problemi me parkimin është edhe më i madh dhe më serioz.

Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë vazhdimisht marrin masa për të vendosur një rend me parkimin në qytet dhe të veproj në bazë të kompetencave të saj ligjore. Në këtë drejtim do të vijojnë aktivitetet e saj gjatë këtij viti, sepse për shkak të automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme këmbësorët dhe vozitësit e bicikletav e kamë të detyruar të lëvizin nëpër rrugë dhe të ballafaqohen drejtpërdrejtë me rrezikun.

Vitin e kaluar, në Tetovë dhe rrethinë 48 këmbësorë dhe 31 motoçiklist kanë qënë pjesëmarrës në aksidente trafiku, me crast ky numër shqetësues shton nevojën për zgjidhje të shpejtë dhe efikase me parkimin në Tetovë.

Megjithatë nga komuna e Tetovës bëjnë të ditur se merimanga më shumë është në defekt se sa në gjendje të rregullt. “ Kemi një automjet të merimangës dhe ajo më shumë është në defekt se sa në gjendje të rregullt teknike. Kapacitete për blerje të re të automjetit të makinës nuk kurse me një automjet gjysëm të rregullt shumë pak mund të veprohet në terren”, thotë Hisen Demiri, udhëheqës i sektorit për rrugë dhe komunikacion në komunën e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *