Home / Lajme / Maqedoni / Nuk vendosen masa të reja në lidhje me cilësinë e

Nuk vendosen masa të reja në lidhje me cilësinë e

8 janar-“Si rikujtim, në pajtim me vendimin nga mbledhja e Qeverisë, më 30 dhjetor 2013 nuk vlejnë më masat për lirimin nga puna të personave të moshuar me moshë mbi 60 vjet, shtatzënat dhe personat me astmë, si dhe organizimet në ambient të hapur në intervalin kohor prej orës 11 e deri në ora 17”, njoftojnë nga Ministria e Ekologjisë.

Pas informatës së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në mbledhjen e sodit Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi gjendjen që ka të bëjë me cilësinë e ajrit ambiental.

Të dhënat më të reja tregojnë se përqëndrimet e materieve dhe të grimcave në ajër që nga njëzet ditë më parë janë zvogëluar dukshëm dhe pritet që sasia e tyre në periudhën e ardhshme të mbetet në kufijtë e pranueshëm.

Qeveria mori qëndrimin që mos të vendosen masa të reja në lidhje me cilësinë e ajrit, ndërsa mbeten që edhe më tej të vazhdojnë vetëm rekomandimet për qytetarët. Në fakt Qeveria e RM-së rekomandon dhe më tej maksimalisht të bëhet kujdes për cilësinë e materialit i cili shfrytëzohet për ngrohje, që të voziten sa më pak të jetë e mundur me automjete dhe popullsia sa më pak të ekspozohet në ambiente të hapura.

“Si rikujtim, në pajtim me vendimin nga mbledhja e Qeverisë, më 30 dhjetor 2013 nuk vlejnë më masat për lirimin nga puna të personave të moshuar me moshë mbi 60 vjet, shtatzënat dhe personat me astmë, si dhe organizimet në ambient të hapur në intervalin kohor prej orës 11 e deri në ora 17”, njoftojnë nga Ministria e Ekologjisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *