Home / Sport / Nuri Seferi vizitoi Luginën e Preshevës

Nuri Seferi vizitoi Luginën e Preshevës

“Një pjesë e Kosovës ka ngelur jashtë zemrës shqiptare, kështu që unë ndjeja si obligim moral që të vij të nderoj edhe Kosovën Lindore, për arsye se nga gjithë tifozët nga trevat shqiptare, janë edhe tifozët nga Kosova Lindore ata që mua më japin mbështetje dhe motiv moral që përfaqësoj me krenarinë më të madhe flamurin kombëtar”, është shprehur Nuri Seferi në takimin që kishte në Komunën e Preshevës, ndërsa më vonë vazhdoi në Bujanoc, për të mbyllur agjendën e tij në Prishtinë të lideri i ‘Vetëvendojses’ Albin Kurti.

Me iniciativë të Tifozëve Kuq e Zi, boksieri shqiptar Nuri Seferi të hënën vizitoi Luginën e Preshevës dhe Bujanocit. Ish-kampioni i Evropës fillimisht u prit nga tifozët Kuq e Zi me të cilët qëndroi dhe bisedoi për një kohë, para se të shkojë të vizitojë vendin ku kishte qenë i vendosur lapidari i dëshmorëve. Boksieri nga Gostivari më vonë kishte takim dhe me politikanët shqiptar të Preshevës, me të cilët foli për sukseset e tij në sportin e boksit si dhe për situatën momentale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Bujanocit.  Gjatë qëndrimit të Seferit në Preshevë dhe Bujanoc është pritur vëllezërisht nga përfaqësues të isnitucioneve dhe ato të boskit. Në Preshevë boksierin e ka pritur dr.Skender Destani (BDL) nënkryetar i Komunës së Preshevës. “Ishte nder dhe kënaqësi që kishim si mysafir kampionin Evropian, besoj edhe Botëror një shqiptar që mbron ngjyrat e kombit tonë dhe me luftërat e tij tregon vlerë në Bashkimin Evropian por edhe në atë botëror dhe me këtë e nderon kombin shqiptar dhe vetveten. Ndërsa sot e nderoi Luginën e Preshevës me prezencën e tij”, është shprehur para mediave nënkryetari i Komunës së Preshevës, Skender Destani. “Një pjesë e Kosovës ka ngelur jashtë zemrës shqiptare, kështu që unë ndjeja si obligim moral që të vij të nderoj edhe Kosovën Lindore, për arsye se nga gjithë tifozët nga trevat shqiptare, janë edhe tifozët nga Kosova Lindore ata që mua më japin mbështetje dhe motiv moral që përfaqësoj me krenarinë më të madhe flamurin kombëtar”, deklaroi Nuri Seferi në takimin që kishte në Komunën e Preshevës. “Ne gjithmonë do të vazhdojmë të qëndrojmë pas personaliteteve të këtilla si që është Nuri Seferi. Ai me rezultatet e tij na bën krenar, ndërsa me këtë vizitë tregon përfundimisht se meriton mbështetjen tonë. Ne premtojmë se do të qëndrojmë pas tij edhe në ditët më të vështira”, ka premtuar udhëheqësi i grupit të tifozëve Kuq e Zi. Nuri Seferi pas takimit që kishte në komunën e Preshevës, vizitoi edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës nga të cilët pranoi një mirënjohje. “Unë personalisht ndjehem shumë i privilegjuar sot që u prita nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe me të vërtetë kjo është dhurata më e vlefshme dhe më e madhe që kam pranuar 20 vitet e fundit. Kjo është një mirënjohje që unë nuk do ta haroj kurrë”, tha Seferi në takimin me Organizatën e Vetëranëve të Luftës, para se më pas të vazhdojë edhe në komunën e Bujanocit ku u prit Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri. “Për mua, Institucionin të cilin e  drejtoj dhe për  qytetarët e Luginës së Preshevës është  një  nder i madh që jeni në mesin tonë. Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdimisht kemi ndjekur aktivitetet tuaja dhe ndjehemi krenar me të arriturat prej sportisti të vërtetë”, deklaroi kryetari i KKSHsë Beqiri, i cili kishte organizuar edhe  një takim për trajnerin e klubit të boksit nga Tërrnoci, Ridvan Ymeri dhe boksierin profesionist nga Tërrnoci që  bokson në Gjermani, Shefat Isufi. Pas takimeve të shumta që pati në Luginën e Preshevës dhe Bujanocit, Nuri Seferi udhëtoi drejt Prishtinës, ku ishte ftuar nga lideri i ‘Vetëvendosjes’, Albin Kurti.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *