Home / Sport / Nuri Seferit i hapet rruga për ta sfiduar Marco Huck

Nuri Seferit i hapet rruga për ta sfiduar Marco Huck

Me fitoren e boksierit Marco Huck, krijohen mundësitë që sfidën e radhës për këtë titull ta ketë Nuri Seferi, boksieri shqiptar i peshave të rënda (deri 91 kg “cruiserweight”)  i cili deri më tani ka zhvilluar 40 ndeshje, duke  shënuar 34 fitore (20 me KO), 6 herë ka pësuar (1 me KO) dhe pa asnjë barazim. Ndeshjen e fundit Nuri Seferi e ka zhvilluar më 20 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë, kundër boksierit francez, Steve Herelius  37 vjeçar, i cili  ka zhvilluar gjatë karierës së tij profesioniste  27 ndeshje, duke shënuar 21 fitore (12 KO),  5  herë ka pësuar disfatë, (4 me KO)  dhe një ndeshje ka përfunduar pa fitues-baras. Nuri Seferit iu plotësua edhe dëshira për tu revanshuar Marco Huck për disfatën me pikë në 10 raunde, sipas vlerësimit të referëve, në ndeshjen e 3 qershorit të vitit 2006, në “Tui Arena” në Hannover, Niedersachsen, të Gjermanisë.

Boksieri i peshave të rënda deri 91 kg,  (cruiserweight), Marco Huck, ( 40 ndeshje, 37 fitore (26 me KO), 2 humbje (1 me KO) dhe 1 barazim), në përballjen me sfiduesin Firat Arrslan (42 ndeshje, 33 fitore (21 me KO), 7 humbje (3 me KO) dhe 2 barazime) ka shënuar edhe një fitore me KO, duke e mposhtur Firat Arslan në raundin e 6 të meçit të planifikuar të zgjase 12 raunde. Marco Huck, shfrytëzoi momentet e përshtatshme për të plasuar goditjet e tija në vendin e duhur dhe Firat Arslan në minutën e fundit të raundit të 6 i dha fund ndeshjes në pamundësi për të vazhduar më tutje ndaj referi në ring Mark Nelson, pas kësaj dhe konsultimeve me referët anësor Don Trella, Terry O’Connor, që u miratua edhe nga supervizori Istvan Kovacs,  e shpalli Marco Huck fitues të ndeshjes, që këtij të fundit i sjell jo vetëm fitore bindëse por edhe mbrojtjen e titullit të kampionit të botës në peshat e rënda deri 91 kg në versionin WBO.Kjo ndeshje u zhvillua në “Hanns-Martin-Schleyer Halle” në Stuttgart – Baden-Württemberg, në Gjermani. Me fitoren e boksierit Marco Huck, krijohen mundësitë që sfidën e radhës për këtë titull ta ketë Nuri Seferi, boksieri shqiptar i peshave të rënda (deri 91 kg “cruiserweight”)  i cili deri më tani ka zhvilluar 40 ndeshje, duke  shënuar 34 fitore (20 me KO), 6 herë ka pësuar (1 me KO) dhe pa asnjë barazim. Ndeshjen e fundit Nuri Seferi e ka zhvilluar më 20 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë, kundër boksierit francez, Steve Herelius  37 vjeçar, i cili  ka zhvilluar gjatë karierës së tij profesioniste  27 ndeshje, duke shënuar 21 fitore (12 KO),  5  herë ka pësuar disfatë, (4 me KO)  dhe një ndeshje ka përfunduar pa fitues-baras. Nuri Seferit iu plotësua edhe dëshira për tu revanshuar Marco Huck për disfatën me pikë në 10 raunde, sipas vlerësimit të referëve, në ndeshjen e 3 qershorit të vitit 2006, në “Tui Arena” në Hannover, Niedersachsen, të Gjermanisë.Nuri Seferi, në fillim të janarit të këtij viti qëndroi në Strugë dhe në një prononcim, duke iu përgjigjur pyetjeve:   Cila është ndeshja e radhës, ose kur dhe kundër kujt sërish Nuri Seferi do të ngjitet në ring? dhe cilin nga këta dy boksier –Marco Huck ose Firat Arslan- do ta dëshironte për kundërshtar për titullin e kampionit të botës, Nuri Seferi është shprehur: “Për momentin është koha e pushimit dhe jam në pritje të ndeshjes ndërmjet kampionit të botës Marco Huck dhe Firat Arsllan që dihet të zhvillohet kah fundi i janarit, e pas kësaj ndeshje do të kem pasqyrë më të qartë se si do të veproj. Ka gjasa që pas kësaj ndeshje të sfidoj kampionin e botës, ose së paku, nga pranvera të zhvilloj edhe një ndeshje eliminatore që më pas të sfidoj kampionin e botës- ose më saktësisht për të fituar të drejtën e sfidës” dhe vazhdoi: “Të jem i sinqertë, Firat Arsllan nuk do ta dëshiroja për kundërshtar, sepse e kam shumë mik, jemi miq të mirë. Prandaj do ta dëshiroja Marco Huck. Kjo është dëshira ime që ka edhe një motiv tjetër, e kjo është se para disa viteve kam boksuar me Marco Huck në 10 raunde, kur kam qënë i papregatitur sa duhet-jam pregatitur vetëm 5 ditë- dhe pësova një humbje nga ai. Mirëpo, ai megjithate e ka vlerësuar si fitoren më të vështirë në karierë. Shpresoj se do të kem rast ti revanshohem për disfatën”.Tani Nuri Seferi e ka rrugën e hapur për të sfiduar Marco Huck, duke qënë i mbështetur edhe nga sponsorizuesi i ri, kompania ndërtimore “Collaku AG” që vepron në Zvicër, me pronar Maksut Çollakun, nga Ladorishti i Strugës, me të cilin kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim dhe mbështetje.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *