Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit shqiptarë në “Marija Kiri Skllodovska”, bojkotojnë mësimin

Nxënësit shqiptarë në “Marija Kiri Skllodovska”, bojkotojnë mësimin

20 janar – Nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska”, që në ditën e parë të gjysmë vjetorit të dytë kanë hasur në probleme.

20 janar – Nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska”, që në ditën e parë të gjysmë vjetorit të dytë kanë hasur në probleme. Kjo nga shkaku se, siç thonë ata, janë bërë disa padrejtësi ndaj atyre duke i larguar dy mësimdhënës shqiptarë nga puna për t’i zëvendësuar të njëjtit me mësimdhënës të nacionalitetit maqedonas.

“Ne nxënësit e shkollës së mesme “Marija Kiri Skllodovska”, jemi duke e bojkotuar procesin arsimor për shkak të ndërrimit të kuadrove mësimor nga ato shqiptarë në maqedonas, siç është rasti me profesorin e fizikës Artan Zejnullahu i cili sipas drejtorit dhe pjesës administrative të kësaj shkolle nuk është kuadër profesionale për dhënien e lëndës së fizikës, mirëpo ajo e cila është pranuar është një ashtu jo adekuate pasi që nuk e dinë edhe gjuhën shqipe, pra sipas ligjit edhe ajo nuk ka të drejtë të ligjëroj.

Pra në këtë rast përparësi i kanë dhënë maqedonasit edhe pse ai nuk është adekuat për ligjërim të lëndës. Rasti tjetër është me një profesoreshë të gjuhës maqedonase që ka qenë shqiptare të cilën e kanë larguar nga puna duke e zëvendësuar me një maqedonas.”, deklaroi për “Zhurnal” nxënësja, Anila Murati.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *