Home / Lajme / Maqedoni / Partitë arritën marrëveshje për kodin zgjedhor (VIDEO)

Partitë arritën marrëveshje për kodin zgjedhor (VIDEO)

15 janar – Me ndalesën për mbajtjen e ngjarjeve publike nuk nënkuptohen, veçanërisht: dhënia e deklaratave publike nga bartësi i funksionit publik ose kandidat për bartjen e funksionit publik në mitingje, intervistë për media, debate në mediume dhe përgjigje në pyetje të gazetarëve, thuhet në vazhdim të tekstit rreth së cilit pas disa ditë bisedime partitë përfundimisht arritën marrëveshje.

VMRO, LSDM dhe BDI arrijnë marrëveshje për kodin e ri zgjedhorë, shkruajn mediumet në Maqedoni.

Në propozim tekstin e kodit të ri zgjedhorë thuhet se funksionarëve shtetërorë do t’ju ndalohet të organizojnë ngjarje publike për vendosjen e gurrëthemelit ose lëshimit në funksion të objekteve me mjete të buxhetit ose mjeteve publike të ndërmarrjeve publike ose subjekteve tjera publike të cilat posedojnë kapital shtetërorë, në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, lartrëpërçues, kanalizim, fusha sporti dhe objekte të tjera ose objekte për veprimtari publike si shkolla, çerdhe dhe objekte të tjera.

-Me ndalesën për mbajtjen e ngjarjeve publike nuk nënkuptohen, veçanërisht: dhënia e deklaratave publike nga bartësi i funksionit publik ose kandidat për bartjen e funksionit publik në mitingje, intervistë për media, debate në mediume dhe përgjigje në pyetje të gazetarëve, thuhet në vazhdim të tekstit rreth së cilit pas disa ditë bisedime partitë përfundimisht arritën marrëveshje.

Pjesa e fundit kishte qenë shkaku kryesorë që kishte zvarritur marrëveshjen për kodin e ri zgjedhorë, pasi LSDM-ja opozitare, përveç prerjes së shiritave dhe vendosjes së gurrëthemeleve kishte kërkuar që funksionarëve dhe kandidatëve që do të garojnë në zgjedhje tu ndalohet edhe paraqitja para mediave për të njëjtën temë. Marrëveshja pritet që të mërkurën të zyrtarizohet nga vetë partitë politike, ndërsa këto dit pritet që të kalojë edhe në një seancë urgjente në Qeveri. Brenda pak ditëve propozim ligji pritet të hyjë për miratim edhe në Parlament pas çka kryeparlamentari, Trajko Veljanovski do ti caktojë edhe zgjedhjet presidenciale. Ato pritet të mbahen më 30 mars ose 13 prill.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *