Home / Lajme / Maqedoni / PDSH nuk merr pjes nëse mbahen vetëm zgjedhjet presedenciale (VIDEO)

PDSH nuk merr pjes nëse mbahen vetëm zgjedhjet presedenciale (VIDEO)

29 janar – Partitë vazhdojnë të taktizojnë rreth kandidatëve për zgjedhjet presidenciale.

Ende nuk ka asnjë marrëveshje mes partive qeveritare VMRO DPMNE dhe BDI rreth kandidatit konsensual. Sipas BDI-së vazhdojnë bisedimet me VMRO-në, por deri tani nuk ka pasur përgjigje zyrtare. Nga partia e Gruevskit thonë se nuk ka filluar procedura e brendshme për caktimin e kandidatit presidencial.

“Zgjedhjet presidenciale ende nuk janë caktuar. VMRO DPMNE-ja do të respektojë të gjitha afatet ligjore, të gjitha rregullat ligjore, dhe procedurat e brendshme për selektimin dhe propozimin e kandidatit për president. VMRO-ja nuk i ka filluar procedurat e saja”, u shpreh Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.

Taktizojnë edhe partitë opozitare, lideri i opozitës shqiptare z. Menduh Thaçi në një intervistë për Televizionin News 24 në Tiranë tha qartë se PDSH-ja nuk do të merr pjesë në zgjedhjet presedenciale, nëse zgjedhjet parlamentare mbahen në afatin e rregullt në vitin 2015.

“Po synohet të mbahen në të njëjtën kohë, dhe sigurisht që do ndikojnë tek njëra- tjetra, për shkak se zgjedhjet parlamentare janë vetëm me një raund ndërsa për zgjedhjet presidenciale ka dhe balotazh. Sa i përket zgjedhjeve presidenciale nuk kemi interes si parti për shkak se është një betejë e kotë, nuk fiton kandidat shqiptar. Kështu që njëherë për njëherë nuk kemi interes të marrim pjesë në këto zgjedhje“ u shpreh Menduh Thaçi PDSH.

Në pyetjen direkte të moderatores nëse PDSH-ja nuk do të dalë me kandidat në zgjedhjet presendenciale, Thaçi u përgjigj.

“Nuk e besoj, nëse mbahen vetëm pa zgjedhjet parlamentare, nëse bëhen bashkë atëherë situata mund të ndryshojë“.

Edhe LSDM-ja opozitare nuk ka shpallur kandidatin e saj. Nga partia e Zaevit thonë se po rrjedh procedura e vlerësimit të kandidatit më adekuat.

“Procedura po vijon. Kur të përfundojë procedura brenda-partiake do të ju njoftojmë për kandidatin e zgjedhur”, tha Petre Shilegov, LSDM.

Mësohet se gjithçka rreth kandidatëve partiak për president do të qartësohet brenda dy ditëve, kur pritet edhe të publikohen emrat e parë nga partitë e mëdha. Deri tani, kandidatura e vetme zyrtare është ajo e kryetarit të partisë së branitellave “Dinjiteti”, Stojançe Angellov.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *