Home / Lajme / Maqedoni / PDSH përkujton ditlindjen e Arbën Xhaferit

PDSH përkujton ditlindjen e Arbën Xhaferit

23 janar- Në orët e paraditës në 11.00 në varrezat e qytetit të Tetovës tek telferiku do të vendosen kurora me lule të freskëta dhe do të bëhen homazhe pranë varrit të Arbën Xhaferit, njoftojnë nga PDSH-ja, raporton Tv KOHA.

Nesër në Tetovë Partia Demokratike Shqiptare do të shënojë ditlindjen e ish kryetarit të kësaj partie tashmë të ndjerit Arbën Xhaferi.

Në orët e paraditës në 11.00 në varrezat e qytetit të Tetovës tek telferiku do të vendosen kurora me lule të freskëta dhe do të bëhen homazhe pranë varrit të Arbën Xhaferit, njoftojnë nga PDSH-ja, raporton Tv KOHA.

Ndërkaq në orët e pasditës në hotel Liraku do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar ish kryetarit të ndjerë të PDSH-së, transmeton Tv KOHA.

Xhaferi ndërroi jetë më 15 Gusht të viti 2012 pas një sëmundje të rëndë.

Arbën Xhaferri lindi në qytetin e Tetovës, më 24 janar të vitit 1948. Karrierën e tij profesionale një kohë të gjatë e kishte ushtruar në Radiotelevizionin e Prishtinës, si redaktor për Kulturë, ndërsa pas viteve ’90, ai u shpërngul në Maqedoni, duke u përfshirë në skenën politike për 18 vjet me radhë.
Arbën Xhaferi është dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare, të cilën e drejtoi deri në vitin 2007.
Duke qenë lider i PDSH-së njihet për qëndrimet e tij radikale veçanërisht për kërkesat e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.Gjatë luftës së Kosovës, më 1999, partia e tij ishte në pushtet me ç’rast nga faktori ndërkombëtar çmohet për tonet qetësuese pas ballafaqimit të Maqedonisë me krizën e refugjatëve .
Edhe gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet dhe është dhe një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit . Pas vendosjes së firmës në dokumentin paqësor, Arbër Xhaferi në gjuhën shqipe kishte deklaruar:

“Sipas nenit 7 të Kushtetutës , alinea 2 , e fitoj të drejtën që të flas edhe në gjuhën shqipe në Maqedoni”.

Kjo deklaratë kishte shkaktuar nervozizëm në mesin e zyrtarëve maqedonas nënshkrues të dokumentit të Ohrit.

Por, me zvarritjen e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, Arbën Xhaferi deklaroi se tërheq firmën nga ky dokument duke synuar një marrëveshje të re politike midis shqiptarëve dhe maqedonasve që përfshin dhe krijimin e një sistemi dydhomësh në institucionin ligjvënës, si forma e vetme që mundëson realizimin kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë.

Arbën Xhaferi njihej për opinionet filozofike gjatë paraqitjeve në media dhe është autor i shumë eseve dhe artikujve analitikë, pas tërheqjes nga politika aktive.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *