Home / Lajme / Maqedoni / Përfundoi turniri i shahut “Bogovina 2014” (VIDEO)

Përfundoi turniri i shahut “Bogovina 2014” (VIDEO)

Tetovë, 29 janar – Të dilën në Bogovinë është mbajturë turneu i shahut.

Pas 9 xhirove të zhvilluara fitues në turnirin e gjashtë me radhë të shahut “Bogovina 2014” të organizuar nga Klubi i Shahut “Remi” dhe i përkrahur nga komuna e Bogovinës fitues doli Vasko Jovanovski i cili grumbulloi 8.5 para Sait Ziberit i cili tuboi 7 dhe në pozitën e tretë doli Yzair Bajrami me 6,5 pikë. Organizatori për fituesit ndau kupa dhe mirënjohje.

Për kontributin e dhënë në afirmimin e K.SH. “REMI” organizatorët e këtij turniri një plaket të veçantë i ndanë Nafi Asanit i cili u shpall edhe kryetar nderi i këtij klubi që ka një traditë 7 vjeçare. Plaketën ia dorëzoi kryetari aktual Shinasi Denjali.

Organizatori i turnir mirënjohje ndau edhe për veteranët e shahut Fekri Ismaili nga Bogovina dhe Faik Jashari nga Tetova, ndërsa mirënjohje iu nda edhe lojtarit më të ri në turnirit Krenar Tairit nga Shkupi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *