Home / Lajme / Botë / Përgjaken rrugët e Kievit (VIDEO)

Përgjaken rrugët e Kievit (VIDEO)

Kiev, 22 janar – Të paktën tre persona raportohen të vdekur dhe dhjetra të tjerë të lënduar nga përleshjet më të freskëta mes policisë dhe protestuesve në rrugët dhe sheshet e Kievit.

Forcat e sigurisë ndërhynë për me forcë për të hequr barrikadat e ngritura nga protestuesit në rrugët e qytetit ukrainas që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur mijëra persona dolën në shesh për të kundërshtuar refuzimin e qeverisë vendase për të nënshkruar marrëveshjen e tregtisë me Bashkimin Europian në favor të Moskës.Nw pamje shihet se di protetsuesit kane djegur edhe disa polic gjate perleshjeve.

Presidenti vendas, Viktor Janukovic pranoi të zhvillojë një takim me tre aktorët kryesorë opozitarë në vend, në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës që është përshkallëzuar orët e fundit në vend. Lajmi është konfirmuar nga Arseni Jatseniuk, ish-ministër i Ekonomisë.Kryeministri Mykola Azarav paralajmëroi një ditë më parë se policia do të përdorë forcën për të shpërndarë protestat. Deklarata e tij u bë pak orë pas miratimit në parlament të një ligji anti-protestash, i kundërshtuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara si anti-demokratik.Bashkimi Evropian bëri thirrje për ndërprerje urgjente të dhunës në Ukrainë pasi në përleshjet midis policisë dhe demonstruesve antiqeveritarë në Kiev është konfirmuar për tre viktima.

Në një deklaratë të veçantë për situatën në Ukrainë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Kethrin Eshton kategorikisht e dënoi eskalimin e dhunës.Ndërkohë, Prokurori publik ukrainas kumtoi se tre persona janë vrarë me armë zjarri gjatë protestave në Kiev.

Policia në orët e mëngjesit sipas kohës lokale filloi të prishë barrikada dhe të arrestojë demonstrues për shkak se shpërthyen përleshje të reja. Demonstruesit kanë gjuajtur koktej molotov ndaj policisë e cila i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe shok-bomba. Deri më tani janë arrestuar disa persona, lajmërojnë mediat lokale.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *