Home / Sport / Përmirësohet gjendja e Shumaker

Përmirësohet gjendja e Shumaker

Skaneri i realizuar gjate nates tregoi se Shumaker është “pak me mire se nje dite me pare”, thone mjeket, edhe pse paralajmerojne se gjermani i famshem nuk eshte ende jashte rrezikut.

Gjendja shëndetësore e ish-kampionit të Formula 1, Mikael Shumaker ka pësuar një farë përmirësimi pas ndërhyrjes kirurgjikale për të lehtësuar presionin në trurin e 44-vjeçarit.Skaneri i realizuar gjate nates tregoi se Shumaker është “pak me mire se nje dite me pare”, thone mjeket, edhe pse paralajmerojne se gjermani i famshem nuk eshte ende jashte rrezikut. Shumaker, 7 here kampion i Formula 1 goditi koken gjate nje aksidenti te rende me ski ne alpet franceze dhe pas mberritjes ne spital doktoret e vune ne koma klinike per te ndihmuar sa me shume organizmin qe te arrije sa me shpejt riperteritjen.Vendimin e veshtire per nje operacion te dyte i takoi familjes ta merrte, duke dhene driten jeshile te nje procedure e cila nuk mund te ofronte garanci te plota suksesi. Nderhyrja zgjati per rreth 2 ore.Aksidenti i 44-vjeçarit eshte subjekti mbizoterues ne shtypin gjerman, ku shume gazeta e portretizojne si nje guximtar ndoshta pak te krisur. Per tabloidin ‘Bild’, kjo eshte beteja e jetes se tij, ndersa poshte titullit te madh lexohet: “Shumi e ka kerkuar gjithmone rrezikun”. Disa komentatore si Stefan Frommann i te perditeshmes Die welt, pyesin nese terheqja nga Formula 1 ne 2012-ten e ka shtyre Shumaker te jetoje me “rrezikshem”. Ndersa ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, i del ne mbrojtje duke thene se kushdo e akuzon se luan kumar me jeten, nuk guxon te beje ate qe Shumaker ben gjithmone: te rrezikoje. Mjeket qe po e kurojne nuk pranuan te henen te benin parashikime afatgjata, duke u mjaftuar me pohimet se po e ndjekin orë pas ore gjendjen e tij. 44-vjeçari gjerman është piloti më i suksesshëm në historinë e Formula 1, me 91 gara dhe shtatë kampionate te fituar gjatë një karriere prej dy dekadash.

Aksidenti, jo nga shpejtësia

Aksidenti i Mikael Shumaker nuk erdhi nga shpejtësia e lartë, por nga fati i keq. Kështu është shprehur zëdhënësja e ish-pilotit gjerman të Formulës 1, Sabine Kehm.“Ishte një zinxhir ngjarjesh fatkeqe. Nuk është e vërtetë që ishte me shpejtësi të lartë. Në një kthesë, skija ka prekur një gur duke bërë që ai të humbte kontrollin dhe të përplasej me një shkëmb”, ka shpjeguar Kehm.Zëdhënësja foli edhe për gjendjen në të cilën ndodhen familjarët e tij: “Familjarët po i qëndrojnë pranë dhe janë të shokuar. Ka shqetësim, por edhe shpresë se mund t’ia dalë edhe pse situata mbetet kritike.”“Doktorët nuk janë optimistë, por realistë”, tha Kehm, e cila në fund falenderoi të gjithë tifozët për mijëra mesazhet e mbështetjes që kanë dërguar nga e gjithë Bota.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *