Home / Lajme / Maqedoni / Përsëri hapen pesë portat e shkarkimit të Liqenit të Ohrit

Përsëri hapen pesë portat e shkarkimit të Liqenit të Ohrit

31 janar-Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit dukshëm ka rënë kohëve të fundit dhe vazhdon të bie si rezultat i shkarkimeve të mëdha përmes portave të shkarkimit në lumin Drini i Zi që po ndodhë edhe ditëve të fundit, gjoja për nevoja imediate hidroenergjetike të hidrocentraleve Glloboçica, Shpile, nga ana e Maqedonis, dhe më pas dhe ato nga ana e Shqipërisë: Fierzë, Koma

Situata hidrologjike pa të reshura, që tashmë vazhdon një kohë të gjatë, nuk ndryshoi as ditëve të fundit përmirësimin në gjendjen me nivelin e Liqenit të Ohrit, që sillet nën kuotat normale të lartësisë mbidetare, respektivisht nën nivelin minimal sipas konventave ndërkombëtare, ndërsa shkarkimi në lumin Drin bëhet pa mbajtur llogari për këtë gjendje dhe pa mbajtur llogari për sasinë dhe nivelin e ujit në liqen.

Sipas matjeve që nuk bëhen publike, niveli i Liqenit të Ohrit është disa centimetra nën nivelin e shkallës mesatare të kuotave sipas Marrëveshjes bilaterale Maqedoni-Shqipëri, të nënshkruar më vitin 1960. Kjo Marrëveshje bilaterale parasheh kuotat maksimale dhe minimale të nivelit: minimalja 693.10 m dhe maksimalja, 693.75 m lartësi mbidetare.
Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit dukshëm ka rënë kohëve të fundit dhe vazhdon të bie si rezultat i shkarkimeve të mëdha përmes portave të shkarkimit në lumin Drini i Zi që po ndodhë edhe ditëve të fundit, gjoja për nevoja imediate hidroenergjetike të hidrocentraleve Glloboçica, Shpile, nga ana e Maqedonis, dhe më pas dhe ato nga ana e Shqipërisë: Fierzë, Komani dhe Vau i Dejës.

Punëtorët e ndërmarrjes së HC Glloboçicës, kanë hapur pesë porta të shkarkimit, që është shkarkim relativisht i madh në këtë situatë që sipas ekspertëve, shkarkohen rreth 50 metër kub ujë për sekondë.

Tabela numerike në limnigrafin në Strugë është dëshmia më e mirë se në ç’nivel gjendet Liqeni i Ohrit dhe në ç’gjendje ka sjellë ky shkarkim enorm, që ka shkaktuar edhe ada në vetë grykën e shkarkimit në Strugë.INA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *