Home / Lajme / Maqedoni / Plagoset 16 vjecari nga Banjica (VIDEO)

Plagoset 16 vjecari nga Banjica (VIDEO)

Gostivar, 22 janar – Mbrëmë rreth orës 21 e 20 minuta në Banjic të Epërme dy të mitur të moshave 13 dhe 16 kanë qenë duke luajtur në rrugë.

Në një moment 13 vjecari ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë pistoletën e të atit dhe sic bëjnë të ditur nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, ai ka gjuajtur dhe ka plagosur shokun e tij në krah dhe këmbë.

I lënduari 16 vjecar është dërgua për në spitalin klinik të Gostivarit dhe pas dhënies së ndihmës mjeksore është dërguar për në klinikat e Shkupit njoftojnë nga policia e Tetovës.

Gjithashtu nga ky institucion bëjnë të ditur se arma me të cilën është qëlluar ka qenë e babaut të 13 vjecarit që e ka poseduar me leje, pas kontrollit pistoleta është gjetur dhe është marë për hetim. Janë marrë të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit lidhur me këtë rast bëjnë të ditur nga policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *