Home / Lajme / Rajon / Policia arreston 27 student në Prishtinë (VIDEO)

Policia arreston 27 student në Prishtinë (VIDEO)

Prishtinë, 28 janar – Policia e Kosovës ka arrestuar 27 studentë që protestuan sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Sot studentët e Universitetit te Prishtinës bllokuan hyrjen në Rektoratin e UP-së duke e shpallur zonë të çliruar të studentëve prej krimit dhe korrupsionit. “Të vendosur për të mos lëshuar pe në kërkesat tona, ne vazhduam së qëndruari aty prej orës 07.30 gjer në intervenimin brutal të Policisë”, thuhet në komunikatën e studentëve.

Sipas tyre, policia duke sulmuar studentët e pambrojtur dhe duke mbrojtur rektorin e pushtetit, Policia tregoi se është vegël e këtij pushteti. “Me këtë rast, Policia e Kosovës shkeli nenin 13, pika 4 të Ligjit për Arsimin e Lartë, i cili thotë: Mjediset e bartësve të licencuar të arsimit të lartë gëzojnë paprekshmërinë nga organet e rendit publik, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me ligje të veçanta.

Gjatë intervenimit të sotëm, duke mbrojtur Rektorin, u sulmuan studentët, Policia e Kosovës ka lënduar rëndë aktivistët Alisa Hasani, Dardan Konjufca, Veron Hasani dhe Vigan Aliu.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *