Home / Lajme / Maqedoni / Politikanët shqiptarë në Maqedoni kanë inate agresive

Politikanët shqiptarë në Maqedoni kanë inate agresive

6 janar-Ka një inat të shfaqur në mënyrë agresive edhe në takimet që bëjnë me ne dhe ku është një nga elementët që nuk është në favorin e tyre, nuk diskutohet”, ka theksuar deputetja shqiptare Arta Dade në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e mediave në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Shqiptar. Një deklaratë e tillë është nxjerrë si dokument sekret. (

Politikanët dhe deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës në Maqedoni kanë inate agresive dhe mungon dialogu politik.

Ky shqetësim është shprehur nga kryetarja e Komisionit të Punë të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë, ish–ministrja e Jashtme Arta Dade shprehet me shqetësim për qëndrimet që deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë mbajnë ndaj njëri-tjetrit.

Ajo theksoi angazhimin e tyre në pajtimin dhe kohezionin e faktorit shqiptar në rajon, sepse vërehen qëndrime aspak miqësore të këtij faktori.

“Deri tani nuk kemi kërkuar, është hera e parë që e kërkuam praninë e diplomatëve këtu dhe besoj se do të vazhdojmë, sepse për ne si Komision i Jashtëm i Parlamentit rajoni është nga drejtimet kryesore të politikës së jashtme. Pa dyshim kontaktet me specialistët e rajonit do t’i kemi më të shpeshta dhe besoj që është në të mirë të dy palëve. Unë do të kërkoja, ku konkretisht mund të luajmë rolin tonë, me zotin Bumçi kemi qenë në Shkup dhe me iniciativën tonë bëmë takime me deputetët atje. Ka një inat të shfaqur në mënyrë agresive edhe në takimet që bëjnë me ne dhe ku është një nga elementët që nuk është në favorin e tyre, nuk diskutohet”, ka theksuar deputetja shqiptare Arta Dade në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e mediave në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Shqiptar. Një deklaratë e tillë është nxjerrë si dokument sekret. (INA)

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *