Home / Lajme / Maqedoni / Prej nesër regjistrim dhe çregjistrim i detyrueshëm elektronik i sigurimit shëndetësor (VIDEO)

Prej nesër regjistrim dhe çregjistrim i detyrueshëm elektronik i sigurimit shëndetësor (VIDEO)

31 janar – Të gjitha ndërmarrjet prej nesër detyrimisht duhet ta përdorin shërbimin elektronik – regjistrim dhe çregjistrim të sigurimit shëndetësor përmes ueb portalit të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë.

Drejtoresha e ketij fondi, Maja Parnarxhieva Zmejkova, deklaroi se shërbimi elektronik për ndërmarrjet është vendosur në dhjetor dhe ato regjistrimin dhe çregjistrimin e të punësuarve dhe familjeve të tyre, në vend në shërbimet rajonale të Fondit, mund ta bëjnë nga zyrat e veta për çka duhet të kenë person të autorizuar i cili ka kartelë aktive elektronike shëndetësore dhe lexues i cili kushton rreth 600 denarë.”Në Maqedoni ka 75.500 ndërmarrje prej të cilave 70.000 janë aktive. Gjendja nuk është e kënaqshme sepse deri më tani ka 2.000 ndërmarrje të cilat kanë parashtruar autorizim dhe të cilat kanë filluar ta përdorin këtë mjet. Kjo është përqindje e vogël në krahasim me 70.000 ndërmarrjet aktive. Megjithatë, ka qytete të caktuara ku të dhënat janë inkurajuese. Për shembull në Strumicë mbi 20 për qind, ndërsa në Manastir rreth 12 për qind e ndërmarrjeve tashmë e përdorin atë platformë, ndërsa qytetet e tjera mbesin pas”, theksoi Parnarxhieva Zmejkova. Ajo u bëri thirrje të gjitha ndërmarrjeve që në kohë sa më të shpejtë të parashtrojnë vetëm një autorizim nga i punësuari i vet i cili ka kartelë elektronike në mënyrë që të mund të regjistrohet në ueb portalin e Fondit dhe me atë rast të mos vijnë në shërbimet rajonale dhe të bëjnë regjistrime dhe çregjistrime. Për momentin kanë aktivitet të madh rreth distribuimit të kartelave elektronike shëndetësore dhe se prej të hënës (3 shkurt) fillon riregjistrimi vjetor i 220.000 qytetarëve në shtet të cilët marrin kontribut të paguar nga Ministria e Shëndetësisë, por për ta marrë, duhet brenda vitit, pej 1 shkurtit deri më 1 prill të vijnë në Fond dhe të parashtrojnë deklaratë se kanë të ardhura të ulëta.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *