Home / Lajme / Rajon / Presheva kërkon ndihmën e Qeverisë së Shqipërisë

Presheva kërkon ndihmën e Qeverisë së Shqipërisë

10 janar-“Gjendja në të cilën jetojnë shqiptarët është ende e rëndë, gjë e cila bën që një pjesë e të rinjve të kërkojnë jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian, proces ky që mund ta dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme bërthamën e nacionalizmit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, thuhet mes tjerash në dokumentin në fjalë.

derët politikë nga jugu i Serbisë, kanë kërkuar nga Shqipëria që në organizatat ndërkombëtare, siç është OSBE, Këshilli i Evropës dhe institucionet tjera brenda OKB-së për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve dhe të pakicave, të kërkojë të merren parasysh edhe të drejtat e shqiptarëve nga kjo pjesë e Serbisë.

Në letrën dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të cilën e kanë nënshkruar nëntë liderët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, janë dhënë rekomandime se si të përmirësohet statusi i shqiptarëve në këtë pjesë, përfshi edhe një mbështetje të nevojshme financiare nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për restaurimin e kësaj zone, transmeton Koha.net.

Siç mëson agjencia serbe e lajmeve “FoNet” nga burime shqiptare, ai dokument do të jetë pjesa hyrëse e takimit të përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, e paralajmëruar për 11 janar në Prizren.

Liderët politikë shqiptarë nga Lugina e Preshevës kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre konkrete në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Në dokument përmendet edhe brenga e liderëve shqiptarë nga jugu i Serbisë për shkak të gjendje së tyre të rëndë.

“Gjendja në të cilën jetojnë shqiptarët është ende e rëndë, gjë e cila bën që një pjesë e të rinjve të kërkojnë jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian, proces ky që mund ta dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme bërthamën e nacionalizmit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, thuhet mes tjerash në dokumentin në fjalë.

Aty thuhet gjithashtu se “në Bujanoc mund të vijë deri tek ndryshimi i ekuilibrit etnik në dobi të serbëve”.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *