Home / Lajme / Rajon / Preshevë, xhandarmëria serbe vret shtetasin norvegjez

Preshevë, xhandarmëria serbe vret shtetasin norvegjez

Preshevë, 24 janar – Xhandarmëria serbe, në orët e hershme të mëngjesit, ka vrarë me armë zjarri një person, shtetas i Norvegjisë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhor, në ‘Tasjan’ të Preshevës, ku edhe gjendet baza e Xhandarmërisë serbe. Sipas informatave të para, deri te gjuajtja në drejtim të personit të vrarë kishte ardhur, pasi ‘norvegjezi’ kishte sulmuar me mjete të forta një pjesëtar të xhandarmërisë, me ç’rast edhe ia kishte rrëmbyer armën, duke tentuat të largohet nga vendi i ngjarjes. Gjatë arratisjes sulmuesi me automatikë ka gjuajtur veturën e policisë kufitare. Pjesëtarët e xhandarmërisë kanë tentuar që ta arrestojnë, mirëpo sulmuesi nuk ishte dorëzuar, me ç’rast pjesëtarët e kësaj njësie elitare e kanë vrarë shtetasin e huaj, disa metra larg bazës së Xhandarmërisë.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *