Home / Lajme / Rajon / Prizren, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës (VIDEO)

Prizren, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës (VIDEO)

Prizren, 11 janar – Në Prizren sot filloi takimi i përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. I pari fjalën në këtë mbledhje e mori Kryeministri i Kosovës, Thaçi, i cili e vlerësoi këtë mbledhje si një moment për nisjen e punës për të ardhmen e përbashkët.

“Unë besoj se ekspertët tanë do të punojnë bashkarisht për shqyrtimin e marrëveshjeve tona dhe thellimin e bashkëpunimit tonë. Qëllimi i këtij takimi ka qenë zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme dhe forcimi i marrëdhënieve tona”, u shpreh Thaçi, duke theksuar se marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve duhet të jenë të forta.

Thaçi vuri në dukje se rruga e Kombit duhet të jetë më efikase për kalimin e mallrave dhe lëvizjen enjerëzve, si dhe theksoi se ndërtimi i linjës së interkonjeksionit është me rëndësi të madhe. “Ka vullnet politik si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë që marrëdhëniet tona të jenë shembull përtë gjithë rajonin”, u shpreh Thaçi.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që mori fjalën duke theksuar se kjo nismë është pikënisja e një rrugëtimi të përbashkët institucional për zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës, forcimin e ekonomisë, thellimin e bashkëpunimit, pasurimin e jetës kulturore të dy vendeve.

Rama theksoi se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm.

“Rruga e re e bashkëpunimit që inaugurojmë sot duhet të zgjatet përtej mandateve tona. Perspektiva të reja dhe të ndryshme duhet të jenë për dy vendet. Janë 15 perspektiva konkrete bashkëpunimi, hapat e para të të cilave do të hidhen në këtë mbledhje historike. Rëndësi e posaçme do t’i jepet të drejtave të shqiptarëve përtej kufijve tanë zyrtare. Kjo mbledhje përfshin një gjest të mirëpritur, në mbështetje të shqiptarëve të Preshevës. Kjo përpjekje tregon mbështetjen e dy qeverive shqiptare për pakicat shqiptare jashtë kufijve tanë”, tha Rama.

Pas mbledhjes dy kabinetet u zhvendosen në ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku u bë nënshkrimi zyrtar i dokumentit për bashkëpunim strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nënshkrimi marrëveshjes për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë, nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në transport dhe infrastrukturë dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit europian.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *