Home / Lajme / Maqedoni / Profesionet më të paguara (VIDEO)

Profesionet më të paguara (VIDEO)

22 janar – Punësimet në sektorin telekomunikues, juridik, bankar dhe të aviacionit janë më profitabile në shtet. Statistika tregon se gjatë vitit të kaluar në këto sektorë janë paguar pagat më të larta, ndërsa industria e lëkurës dhe tekstilit mbeten më pak të paguara.

Të dhënat e fundit me të cilat disponon Enti Shtetëror për Statistikë tregojnë se lartësia e të ardhurave personale në tetor në sektorin veprimtari juridike dhe kontabiliste ka arritur në 41.476 denarë që është për 20.229 denarë më shumë nga paga e paguar mesatare në Maqedoni. Mbi mesatare janë edhe pagat e paguara në sektorin telekomunikues me 38.951 denarë, sektori i aviacionit me 38.701 denarë dhe veprimtaritë financiare dhe shërbyese, përveç sigurimit dhe fondeve pensionale me 37.720 denarë.

Ndaj lartësisë së pagës ndikim të madh ka grada e arsimimit në çka vëren edhe fakti se personat me arsim të kryer të lartë janë jashtëzakonisht më mirë të pozicionuar në tregun e punës, sesa ata me arsim fillor dhe të mesëm. Kështu, pjesa më e madhe e të papunëve ose 114.350 persona janë me arsim të mesëm, ndërsa në mënyrë drastike gjegjësisht 41.509 me arsim të kryer të lartë janë pa punë. Kur bëhet fjalë për strukturën gjinore mund të konstatohet se meshkujt janë më mirë të paguar sesa femrat. Ata marrin pagë më të madhe shikuar edhe nga aspekti i moshës dhe nga aspekti i arsimit.

Dominimi i popullatës mashkullore në krahasim me atë femëror shikohet madje edhe në pikëpamje të punësimit kështu që nëse analizohet tremujori i tretë i vitit të kaluar mund të vërehet se 60,5 për qind e popullatës së përgjithshme aktive mashkullore janë të punësuar për dallim nga 39,5 për qind nga popullata aktive femërore. Për punësim më tërheqës është kryeqyteti i cili ofron më shumë opsione për fuqi punëtore, ndërsa edhe vendet e punës janë më lart të paguara në shtet. Kështu, sipas të dhënave të fundit të publikuara statistikore, rajoni i Shkupit është në epërsi para rajonit të Pollogut, Jugperëndimor dhe Verilindor, ndërsa më pak të paguar janë punëtorët e punësuar në kompanitë në rajonin Lindor dhe të Vardarit.

Në krahasim me vendet e rajonit, Maqedonia së bashku me shqiptarët dhe serbët kanë paga më të ulta, ndërsa më mirë të paguar janë kroatët. Pas tyre pasojnë qytetarët e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Nga vendet në botë, pagë më të lartë kanë banorët e Zvicrës, ndërsa pas tyre pasojnë Norvegjia, Luksemburgu, Australia, Katari, Danimarka, SHBA-ja, Suedia, Japonia dhe Finlanda.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *