Home / Lajme / Maqedoni / Programa investuese shkakton reagime në Komunën e Tetovës (VIDEO)

Programa investuese shkakton reagime në Komunën e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 30 janar – Propozim programi për rregullimin e tokës ndërtimore dhe veprimtarive komunale të komunës së Tetovës për këtë vitë ka shkaktuar debate të shumta gjatë seancës së 8 të këshillit komunal të Tetovës.

Këshilltarët e Partisë Demokratike Shqiptare kanë pasur vërejtje se ky program nuk është miratuar bashkë me buxhetin e komunës në seancën e 7. Durim Luma koordinator i grupit të këshilltarëve të PDSH-së, tha se nëse i njejti programë duhej të miratohej bashkë me buxhetin dhe do të ishte programë me transparente.

Ndërkaq, udhëheqësi i sektorit për komunikacion dhe tokë ndërtimore Husein Demiri, tha se me këtë program definohen punët dhe prioritetet e komunës për vitin 2014.

Ndërkaq, këshilltarët janë interesuar sërish për hapjen e bulevardit Bllagoja Toska. Ata kanë kërkuar sqarim se sa objekte do të rënohen gjatë hapjes së këtij bulevardi. Demiri, me këtë rast ka theksuar se në fazën e dytë gjatë procesit të eksprorijimit do të rënohen 19 objekte. Ndërkohë që sërish koordinatori i këshilltarëve të PDSH-së, Durim Luma ka reaguar ndaj mosprezencës së udhëheqësve të sektorëve të ndryshëm në seancat e këshillit të komunës.

Këtë vërejtje e ka pranuar kryesuesi i këshillit komunal Hisen Xhemaili, i cili tha se vërejtjet e Lumës janë me vend dhe se do të ua përcjell këtë kërkesë udhëeqësve të sektorëve që ata në seancat e radhës të jenë të pranishëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *