Home / Lajme / Maqedoni / Protesta kundër projektit të “Fushë Lukovës”

Protesta kundër projektit të “Fushë Lukovës”

18 Janar… Sërish do të organizohen protesta kundër devijimit të rrjedhës së lumit Radika për ndërtimin e hidrocentralit në “Fushën e Lukovës” në rajonin Dibër – Mavrovë.

Sërish do të organizohen protesta kundër devijimit të rrjedhës së lumit Radika për ndërtimin e hidrocentralit në “Fushën e Lukovës” në rajonin Dibër – Mavrovë.

Aleanca kundër devijimit të lumenjve e mbështetur nga organizata tjera joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit të dielën do të zhvillojnw një protestë në Peshkopi kundër devijimit të lumenjve Vjosa e Radika. Protesta do të përkrahet nga komuna e Dibrës dhe Bashkia e Peshkopisë.

Aleanca është kundër planeve të qeverive të Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë për devijimin e rrjedhës së lumenjve Aoos, Vjosa dhe Radika.

“Aleanca është krijuar nga persona të ndjeshëm kundër kësaj kauze, që besojnë dhe shpresojnë në një marrëdhënie me transparente të politikave midis vendeve fqinje në rajon”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, misioni i tyre është mos lejimi i devijimit të asnjë cm3 ujë të këtyre lumenjve nga shtrati natyror sepse Parlamenti Shqiptar njësoj nuk ka reaguar ndaj veprimeve të qeverive greke e maqedonase, edhe pas lajmeve se vetë qytetarët grekë dhe ata shqiptarë në Maqedoni, protestojnë kundër këtyre projekteve.

Zëdhënësi i Qeverisë, së Maqedonisë, Aleksandar Gjorgjiev dje ka theksuar vendosmërinë e realizimit të projektit të “Fushës së Lukovës”, edhe pse ministrat shqiptarë të Ekologjisë, Ekonomisë dhe komuna e Dibrës janë shprehur kundër projektit, pasi parashikohet ndryshimi i rrjedhës së lumit Radika dhe rrezikohet mjedisi dhe banesat në zonën e Dibrës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *