Home / Lajme / Maqedoni / Protestuesit kërcënohen se do të bllokojnë autostradën Shkup-Tetovë

Protestuesit kërcënohen se do të bllokojnë autostradën Shkup-Tetovë

19 janar-Ata kërkojnë vendosjes urgjente të filtrave te ndotësit, zgjidhje e problemit me deponit e egra, subvencionim të faturave të energjisë elektrike dhe mbrojtje më efikase të mjedisit nga ndezja e materialeve toksike.

Këshilli protestues kundër ndotjes kancerogjene në Tetovë, në mbledhjen e mbajtur më 17.01.2014, mori vendime që të fillojnë përgatitjet për të bllokuar autostradën në vend-pagesat rrugore në fshatin Zhelinë, me qëllim të pengimit të furnizimit me lëndën e parë për të gjithë ndotësit, në veçanti për Jugohromin.

Nga këshilli protestues do të ftojnë të gjithë shoqatat tjera joqeveritare, grupe qytetare, forume rinore dhe unione studentësh me qëllim që të arrijnë qëllimin.

Ata kërkojnë vendosjes urgjente të filtrave te ndotësit, zgjidhje e problemit me deponit e egra, subvencionim të faturave të energjisë elektrike dhe mbrojtje më efikase të mjedisit nga ndezja e materialeve toksike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *