Home / Lajme / Maqedoni / Punësim për 587 persona, të cilët nuk gjejnë punë lehtë (VIDEO)

Punësim për 587 persona, të cilët nuk gjejnë punë lehtë (VIDEO)

22 janar – 587 persona të rinj të moshës prej 50 deri në 59 vjeçare, persona të rinj deri në 29 vjeçare, persona afatgjatë të papunësuar – mbi pesë vjet, si dhe persona, të cilët deri në moshën 18-vjeçare kanë pasur status pa prindër do të punësohen këtë vit me subvencionim të punësimit përmes mbështetjes finaciare, masë e cila është pjesë e Planit operativ qeveritar për punësim.

“Për vitin 2014, kemi siguruar mbështetje financiare për punësim të 687 personave të evidentuar të papunësuar nga evidenca e kërkuesve aktivë të punës të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë, të cilët më vështirë kyçen në tregun e punës. Prej tyre, 80-të persona janë nga grupet e ndjeshme: viktima të dhunës familjare, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, persona pa strehë, ish-konsumues të drogës, prindër të fëmijëve, prindër që kujdesen vetë për rritjen e fëmijëve, viktima të trafikut me njerëz). Kjo masë dedikohet edhe pëer persona prej 50 – 59 vjeçare, të rinj deri në 29 vjeç, të cilët deri në moshën 18 vjeçare kanë pasur status të fëmijëve pa prindër”, tha në konferencën e sotme pëtr shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Ai sqaroi se mbështetja financiare për punësimin e personave të papunë nga grupet e ndjeshme arrin 17.000 denarë për person në muaj, nga të cilët 3.000 denarë për person i mban punëdhënësi, si kompensim për shpenzimet e bëra për përgatitje të pesopnit në procesin punues.”Për çdo të punësuar dërgohet bruto rrogë në vlerë prej 13.000 denarëve në muaj për periudhë prej 6 muajve. Punëdhënësi ka për obligim personin ta mbajë në punë të paktën edhe 12 muaj (gjithsej 18 muaj) ose në vendin e tij të punësojë person tjetër të papunë nga evidenca e personave të papunësuar, me ç’rast prioritet do të kenë personat nga target grupi i njëjtë”, theksoi Spasov.

Ai informoi se çdo i punësuar i cili ka punësuar deri në 10 persona ka të drejtë në subvencion për punësim më së tepërmi deri në 2 persona të papunësuar, deri në 50 punëtorë ka të drejtë në subvencion për punësim më së tepërmi deri në 5 persona të papunësuar dhe mbi 50 punëtorë ka të drejtë në subvecion për punësim më së tepërmi deri në 10 persona të papunësuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *