Home / Lajme / Maqedoni / Qendra Tregtare Saranda nuk shkëlqen si dikur (VIDEO)

Qendra Tregtare Saranda nuk shkëlqen si dikur (VIDEO)

Tetovë, 14 janar – Dikur një qendër e madhe tregtare, sot një hapsirë e madhe me shitore të mbyllura.

Pamjet që po shihni janë nga qendra e vjetër tregtare Saranda në Tetovë ku sic po vërehen mbeturina të hedhura ngado, ndriçimi publik i shkatëruar, shumë pak loklae janë në funksionim në këto hapsira. Gjatë kohës së zgjedhjeve gjithomonë janë bërë premtime se gjendja me këtë hapsirë do të përmisohet por në fakt asnjëher nuk është realizuar një gjë e këtillë, këtë e konfirmojnë edhe pronarët e lokaleve se kjo qendër sikur është lënë në haresë. Si shkaktar kryesor për shkatërimin e kësaj qendre që dikur e gjithë tregtia u kryente këtu, sipas pronarëve të disa shitoreve dhe kalimtarëve të rastit janë kushtet e dobëta ekonomike të qytetarëve që nuk u lejon atyre të vijnë dhe të kryejnë shërbime këtu, prandaj dhe pronarët detyrohen ti mbyllin lokalet.

Si shkaqe të tjera për mbylljen dhe mos funksionimin e lokaleve sipas tyre janë edhe hapja e shitoreve tjera ngado dhe më afër qytetarëve, papastërtia që mbizotron në këto hapsira, problem me ndricimin public etj.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *