Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria mer hua për ndërtimin e spitaleve në Shkup dhe Shtip haron spitalin e Tetovës (VIDEO)

Qeveria mer hua për ndërtimin e spitaleve në Shkup dhe Shtip haron spitalin e Tetovës (VIDEO)

28 janar – Bordi drejtues i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës i ndau hua Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 97 milionë euro.

Huaja prej 97 milionë euro, siç informon ambasadori i Republikës së Maqedonisë pranë misionit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë në Këshillin e Evropës Petar Pop Arsov, është ndarë në kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa duhet të shërbejë për vazhdimin e modernizimit të sistemit shëndetësor të vendit dhe qasje më të mirë deri te ai.

Huaja do të duhet të shfrytëzohet edhe për rinovimin e klinikës “Nënë Tereza” në Shkup dhe Spitalin klinik rajonal në Shtip.Këto projekte do ta zgjerojnë qasjen deri te shërbimet shëndetësore dhe cilësinë e tyre më të madhe, me përmirësimin e kushteve për punë të rreth 2.000 të punësuarve në këto institucione shëndetësore.
Banka për Zhvillim e Këshillit Evropian është bankë multilaterale për zhvillim veçanërisht në vrullin social. Ajo u themelua në vitin 1956 si përgjigje e problemit me refugjatë, ajo pastaj u përshtat në evolucionin e nevojave sociale të shoqërive dhe përforcimin e kohezionit të tyre social.

Megjithatë, përkraj kësaj ende nuk është përfunduar qendra Emergjente dhe diagonistike në Tetovë. Ka gati pesë vite që kur kjo qendër është nisur të ndërtohet dhe fundi nuk i dihet. Me këtë projekt menaxhon ministria e shëndetësisë por nga kjo ministri akoma nuk janë prononcuar se kur e njejta do të lëshohet në përdorim. Edhe përkundër tentimeve tona që të marrim prononcim për këtë qendër megjithatë nga ministria e shëndetësisë nuk përgjigjen as në telefonat zyrtar por as edhe me shkrim edhe pse kemi dërguar email.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *