Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët do të mund t’i blejnë banesat e marra në bazë të të ardhurave të ulëta

Qytetarët do të mund t’i blejnë banesat e marra në bazë të të ardhurave të ulëta

12 janar-Realizimi i këtyre aktiviteteve, jo vetëm se do të mundësojë që t’u dilet në ndihmë sa më shumë familjeve të cilat nuk kanë mundur t’i blejnë banesat në të cilat jetojnë për një periudhë të gjatë, por do të mundësojë edhe realizimin e projekteve të reja me të cilat do të zgjidhet banimi i personave të cilët janë me rrezik social dhe të cilët nuk e kanë zgjidhur këtë çështje jetësore.

Personat të cilët jetojnë në banesat e ndara nga shteti në bazë të të ardhurave të ulëta që nesër do të mund të shtrojnë kërkesa për t’i blerë nën kushte të volitshme. Ata të cilët nuk do t’i blejnë do të paguajnë qira edhe atë të ulët ose sociale nëse bëjnë pjesë në kategoritë e ndjeshme të qytetarëve si dhe komerciale nëse nuk janë në këto kategori. Mjetet nga shitja do të shfrytëzohen për ndërtimin e njësiteve të reja banesore me të cilat shteti do ta zgjidh problemin e banimit të kategorive të tjera të qytetarëve. Këtë vendim, siç njoftoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski e ka sjellë Qeveria në konsultimin dhe miratimin e Bankës për zhvillim në kuadër të Këshillit të Evropës, me të cilën fillimisht është realizuar “Projekti për ndërtimin e banesave të cilat do t’u jepen personave me të ardhura të ulëta FP 1340”. Vendimi është sjellë për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për blerjen e këtyre banesave. “Personat shfrytëzues të këtyre banesave mund të dorëzojnë kërkesë për blerjen e banesës deri te SHA për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste në pronë shtetërore, pas skadimit të periudhës për qira e cila nuk mund të jetë më e shkurtër se pesë vjet. Personi i cili shtron kërkesë duhet të jetë shtetas i Maqedonisë, të mos ketë borxh në bazë të qirasë, ndërsa ai, bashkëshorti/bashkëshortja dhe anëtarët e familjes së tij të përbashkët të mos kenë banesë, shtëpi ose shtëpi për pushim ose hapësirë banesore në pronë të tyre ose të mos jenë shfrytëzues të ndonjë banese tjetër ose hapësire afariste në pronë shtetërore në territorin e Republikës së Maqedonisë”, sqaroi ministri Janakieski. Çmimi i banesave do të përcaktohet në bazë të Dekretit për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së banesës, si dhe metodologjisë për përcaktimin e lartësisë së qirasë, të sjellë nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ai do të lëvizë varësisht qytetit, lokacionit, vendndodhjes dhe do të sillet prej 400 deri në 700 euro për metër katror. Banesat mund të blihen me para të gatshme ose me pagesë prej 30 për qind të shumës së vlerësuar të banesës, ndërsa mjetet e tjera të paguhen në 240 këste. “Personat të cilët nuk i plotësojnë kushtet për blerjen e këtyre banesave do të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë me pagesën e qirasë, çmimi i së cilës varet nga lartësia e të ardhurave të përgjithshme të familjes e cila jeton në banesë, gjegjësisht nëse kanë të ardhura më të ulëta se ato që janë theksuar në kriteret do të paguajnë qira sociale prej 15-20 denarë për një metër katror ose nëse kanë të ardhura më të larta se ato që janë theksuar në kritere do të paguajnë qira prej 60-85 denarë për metër katror, varësisht prej lokacionit të banesës”, tha Janakieski. Shtoi se realizimi i këtyre aktiviteteve, jo vetëm se do të mundësojë që t’u dilet në ndihmë sa më shumë familjeve të cilat nuk kanë mundur t’i blejnë banesat në të cilat jetojnë për një periudhë të gjatë, por do të mundësojë edhe realizimin e projekteve të reja me të cilat do të zgjidhet banimi i personave të cilët janë me rrezik social dhe të cilët nuk e kanë zgjidhur këtë çështje jetësore. Në Maqedoni janë gjithsej 850 banesa të këtilla në më shumë qytete. Më së shumti janë në Shkup dhe në Veles.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *