Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët e Maqedonisë optimistë për vitin 2014

Qytetarët e Maqedonisë optimistë për vitin 2014

3 janar-Në Maqedoni është bërë edhe anketë në terren në shembull reprezentativ prej 1.214 të anketuar prej 8 deri më 14 nëntor të vitit 2013. Në nivel global pothuajse 50 për qind e të anketuarve janë optimistë për vitin 2014 në krahasim me vitin 2013 dhe kanë pikëpamje pozitive lidhur me prosperitetin ekonomik. SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia janë vendet ku njerëzit do të dëshironin të jetojnë nëse do të kishin mundësi.

Më shumë se një e treta e qytetarëve të Maqedonisë apo 37 për qind e tyre presin që viti 2014 të jetë më i mirë se viti 2013, 31 për qind mndojnë se do të jetë i njejtë, ndërsa 26 për qind se do të jetë më i keq. Lidhur me përparimin ekonomik, pritjet janë pothuajse të njejta, përafërsisht gjysma ndjehen të lumtur, ndërsa 34 për qind janë të kënaqur me vendin e jetesës dhe nuk do ta ndërronin. Këtë e tregojnë rezultetet nga hulumtimi i bërë nga “Brima”, anëtare e “Brima Gallup Interneshënëll” në kuadër të studimit global të titulluar “Fundi i vitit” me të cilin u përfshinë 65 vende, përfshirë e Maqedoninë. Në anketën globale u intervistuan 67.806 persona gjatë periudhës shtator – dhjetor të vitit 2013. Në Maqedoni është bërë edhe anketë në terren në shembull reprezentativ prej 1.214 të anketuar prej 8 deri më 14 nëntor të vitit 2013. Në nivel global pothuajse 50 për qind e të anketuarve janë optimistë për vitin 2014 në krahasim me vitin 2013 dhe kanë pikëpamje pozitive lidhur me prosperitetin ekonomik. SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia janë vendet ku njerëzit do të dëshironin të jetojnë nëse do të kishin mundësi. Amerika konsiderohet si rreziku më i madh për paqen e botës, i dyti është Pakistani, ndërsa e treta Kina. Mbi një e treta e të anketuarve besojnë se bota do të jetë vend më i mirë për të jetuar nëse do të kishte më shumë gra politikane. Në pyetjen nëse ndjehen të lumtur në nivel global, 60 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se janë të lumtur, 12 për qind jo të lumtur dhe 26 as të lumtur e as të palumtur. Në Maqedoni rreth gjysma e qytetarëve apo 47 për qind janë deklaruar të lumtur, tetë për qind kanë thënë se janë të palumtur, kurse 43 për qind as të lumtur e as të palumtur. Lidhur me përparimin ekonomik për vitin 2014 pritjet e qytetarëve pothuajse janë të përfaqësuara njejtë. Në nivel global, 33 për qind deklarohen se gjendja do të mbetet e njejtë, 32 për qind besojnë se ky vit do të jetë më prosperues, ndërsa 30 prë qind, ndërkaq, se do të jetë vit i problemeve ekonomike. Në Maqedoni 26 për qind e të anketuarve konsiderojnë se ky vit do të jetë vit i prosperitetit ekonomik, 33 për qind se do të jetë me vështirësi ekonomike, ndërsa 34 për qind janë deklaruar se gjendja do të mbetet e pandryshuar. Në nivel botëror, pjesa më e madhe e njerëzve, 38 për qind janë deklaruar se janë të lumtur që jetojnë aty ku janë për momentin. Ky numër është i njejtë me rajonin veriperëndimor ku 38 prë qind e të anketuarve zgjodhën të jetojnë aty ku janë. Në Maqedoni rezultatet rreth kësaj çështje tregojnë se jemi afër mesatares evropiane dhe tek ne është 34 prë qind. Ata, të cilët, do të dëshironin të jetojnë në vende të tjera të botës, SHBA-ja është destinacioni më i dëshiruar (9 për qind), Kanadaja dhe Australia janë në vend të dytë (7 për qind), ndërsa Zvicra është e treta (6 për qind). Qytetarët e Maqedonisë, ndërkaq, në prëqindje më të madhe do të donin të jetojnë në Gjermani (16 për qind), pason Zvicra (13 për qind), ndërsa në përqindje të njejtë (6) si destinacion i zgjedhin Australinë, SHBA-në dhe vendet e tjera. Pjesa më e madhe, përkatësisht 24 për qind e të anketuarve në botë, SHBA-në e shpallën si vendin që paraqet rrezik më të madh për paqen në botë sot. Pas saj vijnë Pakistani (8 për qind) dhe Kina (6 për qind). Në Maqedoni 30 për qind e qytetarëve konsiderojnë se SHBA-ja paraqet rrezikun më të madh për paqen botërore. Në pyetjen nëse bota do të ishte vend më i mirë për të jetuar nëse politikanë do të ishin kryesisht gra, 34 për qind e të anketuarve në nivel global janë prëgjigjur pozitivisht, përderisa 41 për qind mendojnë se nuk do të kishte dallim, kurse për 17 prë qind se do të ishte më keq. Në Maqedoni 39 për qind e qytetarëve të anketuar konsiderojnë se bota do të ishte vend më i mirë për të jetuar nëse politikanët do të ishin gra, 19 për qind nuk dakordohen me këtë, ndërsa 35 për qind se nuk do të kishte dallim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *