Home / Lajme / Maqedoni / Regullore e re për matjen e dënimeve

Regullore e re për matjen e dënimeve

12 janar-Sipas tij, me këtë fillohet reforma thelbësore në sistemin juridik në Maqedoni dhe sigurohet sistem më i drejtë dhe më objektiv i shqiptimit të sanksioneve penale. Theksoi se mënjanohen mundësitë, shkaqet apo kushtet për sjelljen e qytetarëve dhe kompanive në situatë të pabarabartë para ligjit gjatë shqiptimit të sanksioneve.

Në mbledhjen e kaluar Qeveria i miratoi ndryshimet e Kodit penal nga fusha e reformave gjyqësore, me të cilat jepet bazë juridike për miratimin e Rregullores për matjene dënimeve. Në bazë të këtij dokumenti, të gjithë gjykatësit në Maqedoni do të duhet t’i respektojnë udhëzimet në Rregullore. Në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev kumtoi se Rregullorja do të jetë vepër e kastës. Do ta përpunojë gjykata, ndërsa do ta miratojë kryetari i Gjykatës supreme të Maqedonisë, me pjesëmarrje dhe sipas mendimit të aprovuar nga Prokurori Publik dhe nga Oda e avokatëve. Pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve të Kodit penal, pasi që do të kalojnë në Kuvend në afat prej 30 ditëve, kryetari i Gjykatës supreme të Maqedonisë do të ketë obligim ta sjellë Rregulloren në bazë të së cilës do të duhet të shqiptohen sanksione penale në Maqedoni. Sipas tij, me këtë fillohet reforma thelbësore në sistemin juridik në Maqedoni dhe sigurohet sistem më i drejtë dhe më objektiv i shqiptimit të sanksioneve penale. Theksoi se mënjanohen mundësitë, shkaqet apo kushtet për sjelljen e qytetarëve dhe kompanive në situatë të pabarabartë para ligjit gjatë shqiptimit të sanksioneve. Për një vepër të njejtë, siç tha, disa gjykatës shqiptojnë sanksione më të buta, ndërkaq disa të tjera, sanksione më të rënda dhe më serioze ndaj qytetarëve, ndërsa gjykatësit nuk e respektojnë shtrirjen ligjore të dhënë për shqiptimin e dënimeve, apo kufiri i ultë dhe i lartë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *