Home / Sport / Renova, të shtunën, transferohet në Ohër (VIDEO)

Renova, të shtunën, transferohet në Ohër (VIDEO)

30 janar – Pas plot tre jave përgatitje stafi teknik i KF Renova shprehet i kënaqur me punën e bërë në Tetovë dhe Jegunovcë. Këtë e pohoi edhe trajneri përgjegjës Qatip Osmani, i cili tha se ekipi nga dita e shtunë do të vazhdoj përgatitjet në Ohër, ku do të qëndrojnë 10 ditë.

“Deri tash shkon sipas planit krejt, jemi të kënaqur. Kemi pasur fat sepse edhe koha na ka mundësuar të stërvitemi mirë. Faza e parë përfundoi dhe për ditën e shtunë planifikohet të udhëtojmë në Ohër. Atje përveç përgatitjeve janë planifikuar dhe tre lojëra të tjera, ashtu që mendoj se të gatshëm do ta presim kampionatin”, tha trajneri Qatip Osmani.

Renova në këtë merkato të dimrit solli tre përforcime Besim Adili (portier), si dhe dy futbollistët nga KF Gostivari, Flamur Tairi dhe Xhihan Seferi, por nëse jepet rasti Renova mund të angazhoj edhe një sulmues kualitativ.

“Ne edhe kur i kemi marrë këto tre lojtarë kemi vlerësuar se janë top lojtarë që mund të na ndihmojnë, dhe kjo deri tash është vërtetuar. Dita ditës shihet përmirësimi i këtyre lojtarëve, edhe shumë shpejt ato do të vijnë në nivelin dhe kualitetin e duhur që e posedojnë”, shtoi Osmani.

Njëri nga përforcimet e Renovës, nga i cili pritet që në këtë skuadër të dëshmon cilësitë e veta është Flamur Tairi, i cili ka përvojë të madhe në futboll.

“Në fillim dua të falënderojë stafin teknik dhe futbollistë të cilët më kanë përkrahur. Këtu ka një atmosferë të jashtëzakonshme, këtë e kam shijuar gjatë kësaj faze përgatitore dhe shpresojë se do të jetë edhe në të ardhmen. Renova është një skuadër e madhe, e cila meriton shumë më tepër. Unë jam i bindur se në fund të kampionatit kjo skuadër do të gjendet në pjesën e epërme të tabelës”, foli me bindje Tairi.

Por, në ekipin e Renovës ka edhe futbollist të cilët kanë kaluar të gjitha grupmoshat dhe tani pritet të jenë shtyllë e skuadrës, siç është rasti me Saimir Fetai.

“Në fazën e parë kemi punuar maksimalisht, tani duhet të vazhdojmë me fazën e dytë ku do të punojmë në aspektin taktiko –teknik. Ndeshjet kontrolluese janë ato që dëshmojnë për ngritjen e formës së lojtarëve. Kam besim tek ekipi se do të jemi atje ku e meritojmë në mesin e katër skuadrave më të mira”.

Gjatë 10 ditëve në Ohër (1 deri 10 shkurt), Renova pritet të zhvillon tre ndeshje kontrolluese, dhe atë kundër ekipit serb Javor (shkurt), Pelisterin (6 shkurt) dhe Sileksin (9 shkurt)

Në Ohër do të udhëtojnë 26 futbollistë

Në Ohër, pos stafit teknik dhe atij përcjellës, do të udhëtojnë edhe 26 futbollistë si: Saladin Mustafa, Besim Adili, Ferat Abduli, Mexhit Neziri, Burim Sadiki, Fisnik Nuhii,Flamur Tairi , Xhihan Seferi, Dushan Simovski, Mensur Idrizi, Ersen Asani, Elmedin Rexhepi, Nenad Mishkovski, Argjend Gafuri, Agron Memedi, Lavdrim Skenderi, Saimir Fetai, Visar Musliu, Mirand Maksuti dhe të rinjët Bashkim Velija, Florim Abazi , Platin Imeri, Argjend Ismaili Remzifaik Selmani, Arlind Bajrami dhe Fatjon Jusufi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *