Home / Sport / Ronaldo merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

Ronaldo merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

“Do të shkoj në ceremoni. Nuk e di nëse është mirë që ta fitoj atë (Topin e Artë). Nëse fitoj, mirë, nëse jo, unë do të vazhdoj të punoj për t`i ndihmuar Real Madridit si gjithmonë”, ka thënë ai pas fitores 3-0 kundër Celta Vigos.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se ai do të merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë që do të mbahet javën e ardhshme.28-vjeçi është finalistë së bashku me Lionel Messin dhe yllin e Bayern Munichut, Franck Ribery për të fituar çmimin por edhe pse spekulohej se ai do të bojkotojë këtë ngjarje shkaku i komenteve të bëra nga Sepp Blatter që kishte favorizuar Messin si lojtar.Ronaldo, sidoqoftë, e ka bërë të qartë se do të shkojë në Zurich për ceremoninë e 13 janarit.“Do të shkoj në ceremoni. Nuk e di nëse është mirë që ta fitoj atë (Topin e Artë). Nëse fitoj, mirë, nëse jo, unë do të vazhdoj të punoj për t`i ndihmuar Real Madridit si gjithmonë”, ka thënë ai pas fitores 3-0 kundër Celta Vigos.Dje Ronaldo shënoi dy gola për të arritur shifrën e 400 golave gjatë karrierës së tij kurse dy të djeshmet ia dedikoi ikonës portugeze Eusebio, i cili vdiq këtë vikend.“Qëllimi ishte të fitojmë. Ishte një ndeshje e vështirë me Celtan që parkoi autobusin para golit. Sezoni është shumë i gjatë dhe mendojmë që t`i arrijmë liderët dhe t`i kalojmë ata”, ka vazhduar ai.“Falënderoj të gjithë për fjalët që thatë për të [Eusebion]. Ne jemi portugezë dhe Portugalia gjithmonë ka ndjerë simpatinë e Spanjës dhe gjithë botës. Dy golat e mi ishin për të. Dje ishte një ditë e keqe”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *