Home / Lajme / Maqedoni / Saraçini, diaspora të investon në projekte konkrete

Saraçini, diaspora të investon në projekte konkrete

16 janar-‘Ajo që ne si OEMVP propozojmë, është krijimi i partneritetit efektiv mes bizneseve vendase dhe biznesit nga diaspora që demonstron potencialin për të kontribuar në rritjen e ekonomisë së Maqedonisë, duke përfshirë këtu sipërmarrësit lokal, biznesin nga diaspora dhe start-up bizneset’, tha Kuçi.

Ministri i ekonomisë Valon Saraçini sot mori pjesë në Konferencën “Diaspora Invest”, e cila u mbajt në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Krahas ministrit Saraçini në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, u drejtuan edhe Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe kryetari i OEMVP-së, Menderes Kuqi, ndërsa në debat u përfshinë shumë ekspertë, biznesmenë nga diaspora të cilët tashmë kanë investuar në Maqedoni, si dhe përfaqësues të komunitetit akademik në vend.
Në fjalën e tij, Ministri Saraçini theksoi se investimet nga diaspora janë të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit. ‘Në peridhën e kaluar kemi bërë përpjekje të mëdha, duke organizuar takime të shumta me diasporën , kemi vizituar shumë nga njerëzit tanë në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë, dhe tani është momenti i duhur që diaspora të investon në projekte konkrete, dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në uljen e papunësisë. Mendoj se diapora nuk duhet të përqëndrohet vetëm në remitenca, dhe në vend të dërgimit të të hollave për familjarët e tyre, ata mund të investojnë duke u ndihmuar atyre të hapin biznese, dhe duke bërë këtë familjarët e tyre vetëpunësohen dhe hapin vende të reja pune’ tha Ministri Saraçini.
Sipas Saraçinit, vite me radhë qeveria u jep rëndësi të veçantë politikave të investimeve si dhe krijimit të një klime të favorshme për biznesin. Këto çërfitime duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga biznesmenët nga diaspora, siç janë zona e lira ekonomike dhe avantazhet që ato ofrojnë për të investuar në to, taksat e ulëta, stabiliteti fiskal dhe makroekonomik dhe sistemi bankar i qëndrueshëm.
‘Në vitin 2012, remitencat kanë arritur vlerën 1 miliardë e 630 milionë euro, apo rreth 20 për qind BPV-së, ndërsa deri në tetor të vitit të kaluar ato arritën 1,3 miliardë euro. Me qëllim të inkurajimit të biznesmenëve nga diaspora për të zëvendësuar ato me investime në projekte konkrete, gjatë këtij viti do të organizojmë një sërë takimesh me investitorët potencial, të cilëve do t’u paraqesim mundësitë ekzistuese ligjore për të investuar në Maqedoni dhe do të dëgjojmë kërkesat e tyre dhe do të punojmë në drejtim të krijimit të politikave të cilat do të jenë motivuese dhe bindëse, që ata të marrin vendim për të investuar në vend’, tha Saraçini.
Sipas kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi statistikat tregojnë se 400,000 qytetarë të Maqedonisë janë larguar nga vendi, apo 20 për qind e popullsisë, ndërsa 12% e popullsisë janë nga rajoni i Pollogut. Arifi përshëndeti iniciativën për hapjen e një zyre për diasporën, në hapësirat e komunës së Tetovës, e cila do të jetë në dispozicion të dhënies së informacioneve të nevojshme për projektet investuese nga diaspora.
Ne si OEMVP jemi të gatshëm të japim kontributin tone në përmirësimin e klimës së biznesit në vend e me këtë edhe përmirësimin e kushteve për të bërë biznes në vendin tonë, tha kryetari Menderes Kuçi.
‘Ajo që ne si OEMVP propozojmë, është krijimi i partneritetit efektiv mes bizneseve vendase dhe biznesit nga diaspora që demonstron potencialin për të kontribuar në rritjen e ekonomisë së Maqedonisë, duke përfshirë këtu sipërmarrësit lokal, biznesin nga diaspora dhe start-up bizneset’, tha Kuçi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *