Home / Lajme / Maqedoni / Sela: Struga e hapur për investimet e diasporës

Sela: Struga e hapur për investimet e diasporës

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela gjatë vizitës së tij në SHBA flet në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA.

Në këtë intervistë me gazetarin tonë në SHBA, Beqir Sina, kryetari i Strugës fletë gjerësisht për qëllimin e vizitës së tij në SHBA, si e gjeti komunën e Strugës një vit më parë kur ai e mori “në dorë” pas zgjedhjeve të 23 Marsit 2013, çfarë ka bërë Sela gjatë këtyre 10 muajve, a po përballet ai me pushtetin qendror si përfaqësues i opozitës.

Sela përgjigjet edhe rreth ofertës së komunës për struganët në Amerikë që synojnë investime,etj.

Intervistoi: Beqir Sina

INA: Cili është qëllimi i vizitës suaj në SHBA ?

Fillimisht ju faleminderit për intervistën. Unë erdha për vizitë me ftesë të komunitetit Strugan. Qëllimi i kësaj vizite, është në kuadrin e takimeve me bashkëatdhetarët tanë, kudo që ndodhën ata. Mbasi ne diasporën e konsiderojmë si një faktor shumë të rëndësishëm në kontributin e tyre, që kan bërë ata për vendlindjen e tyre. Natryrisht, duke pasur parasyshë se në Nju Xhersi, Kenektiket dhe Çikago, ne kemi edhe numërin më të madh të struganëve, atëhere vizita ime është e përqëndruar më së shumti gjatë këtyre ditëve në takimet me komunitetin strugan në këto shtete.Në qytetin e Waterburyt siç dihet jeton një numër i madh struganësh dhe të suksesshëm këta, andaj ne po përpiqemi për të bërë edhe binjakzimin mes dy qyteteve tona, pra Strugës dhe Waterburyt. Pra, për të vendosur institucionalisht “urat” e lidhjes mes dy qyteteve tona; vendlindjes dhe bashkëatdhetarëve tanë, dhe tërheqjen e investitorve. Ndërkohë, në asnjë moment nuk mund të rri padhënë alarmin se shqiptarët rrezikohen në Maqedoni, për shkak të migrimit të tyre, i cili tek shqiptarët ka përmasa shumë të mëdha, me gjasa që të shprazen tokat shqiptare.

INA: Më 23 mars padyshim që dy të festoni 1 vjetorin e fitores në Strugë. Si e gjetët Komunën, dhe çfarë keni bërë gjatë këtij viti?

Parapalqej të merrem më shumë me atë çfarë më pret, sesa me atë se si e gjeta Komunën dhe se çfarë bëra gjatë këtij viti. Natyrisht, edhe këtë nuk mundem të t’a shmang – por, është më e rëndësishme që njerëzit të dinë se çfarë do të bëjë unë për Strugën dhe struganët. Gjithësesi, mund të përmend se zyrën nuk e gjeta në një gjendje të mirë – flasë nga ana financiare, pra buxhetin, e kam gjetë me plot borxhe, . Të cilat, ishin borxhe të trashëguara nga ish keq-manexhimi në Komunë dhe me probleme të tjera, së logjikës së shpërdorimit të detyrës. Kryesishtë, unë mundohem të jem kryetar i të gjitha komuniteteve, që jetojnë në Strugë. Dhe me këto probleme, që e gjeta unë Strugën, mund të them se Struga, ishte parë nga politikanët vetëm në fushata. Struga, është e shqiptarëve, dhe është e tillë e gjithë qytetarëve strugan që jetojnë e punojnë në këtë qytet të tyre, të cilët kan vendosur të jetojnë këtu jo vetëm për tani por sa të jetë jeta, duhet t’a trajtojmë në një mënyrë më të mirë, që në Strugë, shqiptarët të ndihen me të vërtet më krenar për Strugën, që të jet e bukur e zhvilluar, në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe infrastrukturën. Sepse, kur të ketë investitor, kur të ketë vend pune dhe me prespektivë për të gjithë qytetarët e saj – Struga atëher është ajo që e duan struganët. Fatkeqësisht, mund të them se ato dy mandate, që i pati ish kryetari i Komunës( Merko), para-ardhsi im, dhe subjekti politik që ka menxhuar Strugën, në qoftëse nuk do të kishte bazë të gjerë, do të ishte krejt ndyrshe. Nuk do të ishte shkatërruar nga gjithëçka. Dhe nuk do të ishte përball Struga, me ato vështërsi, duke u nisur nga ndërtimet pa leje, ku kan mundur dhe çfarë kan dashur për të përfituar, vetëm një grup i ngusht njerëzish, të cilët, kan pasur interesat e tyre – duke përfunduar në një papërgjegjësi totale. Dhe e futur Komunën në mes borxheve shumë të mëdha, në të cilën e lanë Komunën e Strugës, pas zgjedhjeve të 23 marsit 2013. Natyrishtë, që një pjesë e madhe e këtyre problemeve që janë tejkaluar dhe brenda 100 ditëshit, dhe ne kemi realizuar planet tona. Unë, pikë së pari i hoqa makinat nga rruga që kishin ozurpuar edhe trotuaret dhe shetitoret e qytetarëve, pastrova bregun e lumit Drini i Zi nga objektet pa leje, dhe vazhdojmë të vendosim një rregull në qytet në çdo aspekt, për sa i takon pushtetit lokal në Strugë.

INA: Ju jeni kryetar i një partie më të madhe opozitare, PDSH-së, dhe “kundërshtare” e BDI-së e cila është në qeveri, keni qenë edhe deputet i cili gjithmon keni qenë zë i fort në parlament. A ju pengon kjo në lidhjen, që ka pushteti qëndror me pushtetin lokal për dencentralizim pushtetesh ?.

Tani unë jam kryetar komune, që përfaqësojë jo vëtëm shqiptarët dhe partinë time, por të gjithë qytetarët e Strugës, pa as edhe një perjashtim. Dhe në këtë aspekt unë përballem me vështërsi, sepse dua që Struga të mos jetë më ajo që ka qenë. Paçka, se jam kryetar i një partie, që është në opozitë, Struga, po bëhet përditë e më mirë. Pengesa më krijohen në drejtim të vizionit tim, për Strugën, të cilat unë shpresojë se do t’i tejkalojë – Unë e kam gjetur si thashë më lart Komunën me një buxhet të bllokuar dhe funksionoi akoma me një buxhet të till, për të cilin kam një plan dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër, do t’a nxjerr nga ky si bllokim Komunën, dhe kam edhe disa plane të tjerë në aspektin e rioganizimit të qytetit – që Struga të marrë një pamje tjetër zhvillimore. Dhe, për të pasur një plan gjeneral zhvillimor të ri të sjellur nga ne, për të cilin unë jam i vetëdijshëm, që do të kem pengesa nga pushteti qendror, duke pas parasyshë atë se fjalën kryesore e jep qeveria -. Pra, kemi shumë plane urbanistike, të cilat presin t’i japin Strugës një pamje tjetër edhe më të mirë, dhe më shumë të merituar në rajon. Struga, i ka të gjitha premiset për të qenë një qendër e madhe kulturore e artistike, sidomos shqiptare, mbasi, është edhe një qytet shumë afër kufirit dhe në planet e mija është që Struga, sidomso me Verën e saj të bukur, duke pas parasyshë se është një vend turistik, shumë shpejt të shëndërrohet në një qendër kulture gjithëshqiptare. dhe në këtë mënyrë duke sjell kulturën shqiptare dhe duke sjell VIP-at, shqiptar do të sjellim edhe politik-bërjen shqiptare.

INA: Me sa di unë ju jeni me një mandat dy vjeçar edhe kryetar i Rajonit zhvillimor Jugperëndimor në Maqedoni. Sa ka ndikuar, kjo në zhvillimin e kësaj pjese shqiptare, ku përfshihen Komuna e Strugës, Kërçovës, Dibrës, Ohrit, Pllasnicës, Qendrës së Zhupës, Resnjës, Debërcës, dhe Makedonski Brodit ?

Fatkeqësisht, mund të konsistojë se ky pozicion ka qenë i formuar dhe më përpara. Maqedonia, është e ndarë në disa rajone të ashtuquajtura zhvillimore, historiku i së cilës fillon qysh nga 1999 ku një ndërkëto rajone jam edhe unë zgjedhur kryetar me një mandate dy vjeçar. Ky quhet Kryetar i Kuvendit të Kryetarve të Rajoneve përkatëse në Maqedoni. Janë bërë disa nisma në këtë kuadër dhe janë bërë disa projekte, por të cilat nuk mjaftojnë, po qese ballafaqohemi me problemet, që ka rajoni ynë si përshembull. Unë vazhdimisht në krye të këtij Kuvendi Kryetarësh, kam kërkuar, që çdo rajon të marri atë që i takon dhe natyrishtë, që rajonit tonë i kushtojë më shumë kujdes. Me ligjin e 2009-s, për zhvillimin rajonal të barabart Parlamenti i Maqedonisë, ka miratuar një ligj të veçant, mbasi, ky është edhe qëllimi. Këtyre rajoneve duhet t’ja ndahet nga 1% e GDP, por, më e keqja është se deri tani asnjërit prëj këtyre rajoneve nuk u është ndarë një gjë e tillë , dhe përse bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik rajonal. Bile do të thoja janë ndarë shuma qesharake, ajo, që është ndarë deri tani është 0.01%. Dhe po ndave nga Komuna s.p.sh. në rajonin ku jam unë Jugperendimor në Maqedoni, nuk merr ndihmë më tepër se 1 million euro dhe po e ndave këtë në 9 komuna që ju i përmendet më lart, i bie të marrin secila prej tyre njëqind e sa mijë euro, që do të thotë se nuk plotëson as rrogat e të punësuarve në ato rajone. Jo më të bëhet fjalë për zhvillim! Si duket zhvillimi i barabart rajonal, që varet kryekëput nga parat të cilat i lëshon buxheti qëndror Ministira e Finanacave është i dstinuar, që të mos funksionoi, pikërisht se i janë shkurtuar këto financime. Kjo duhet thënë zëshëm që ta dinë qytetarët, sepse, ky zhvillim i barabart rajonal qysh në momentin, që është sjell është i çuditëshëm dhe e ka thelluar diskrepacën ndërmjet rajoneve zhvilimore dhe të zhvillimeve të qyteteve brenda tyre. Prej se kur është sjell ky ligj, është bërë dhe i ashtuquajturi “Projekti Shkupi 2014”, që ka shkuar me shpenzime të mëdha vetëm në Shkup, pra në diskordancë të madhe me ato të caktuara për të shkuar në komunat e tjera. Gjë që është edhe në kundërshtim me ligjin, që është sjell, mbasi, ka shumë diferencim midis rajoneve shqiptare dhe atyre rajoneve maqedonase. Çka do të thotë sipas meje të jetë i destinuar të dështojë të mosfunksionoi ky zhvillim ashtu si është ideuar.

INA: Një pyetje për ju natyrisht lidhet edhe me stinën e verës – vera tek ju është mjaft e bukur edhe e begatë, këtë e bëjnë edhe më të bukur turistët edhe mërgimtarët tanë, pra familjet e kurbetqarve struganë dhe të tjerë. Si ka qenë kjo verë për Strugën ?

Më vjen shumë mirë për këtë konstatim tuajin – sepse Struga, vërtet është e bukur me liqenin, lumin dhe malin që e bëjnë edhe më të bukur në sessionin truristik, ku kemi një “vërshim” të madh turistësh të huaj dhe vendas, sidomos, kemi një ardhje të madhe të mërgimtarëve tanë, sesionin e verës. Unë kam thënë se “Strugën e ka bekuar Perendia”, por fatkeqësisht njerëzit me pushtet e kan shkatërruara atë. Ne mundohemi t’i shfrytëzojmë këto resurese të mrekullueshme të natyrës, që Prendia ia ka dhuruar ka Strugës, liqenit, lumit dhe e malit, në mënyrë që sa më tepër kurbetqarët tanë, t’i shijojnë dhe të mbeten të kënaqur që të vinë sa më shumë dhe sa më shpesh. Struga, ka edhe diçka me shumë të vlerë në duart e saj , atë në aspektin e zhvillimit të biznesit , sepse, duke u nisur nga industria turistike bizneset më shumë mund të zhvillohen në Strugë, pikërishtë, si pasojë e atyre të ardhurave që sjellin mërgimtarët tanë dhe turistët e huaj gjatë verës. Në qoftëse shumë vende krenohën me turizmin që kan – edhe ne mund të krenohemi duke thënë se kemi turizëm të sigurt. Ngaqë, nëse një turistë vjen me 500 euro me vete për të harxhuar në Ohër, ose diku tjetër, në Strugë , turistët dhe kurbetqarët tanë vijnë me më shumë për të harxhuar në vendlindjen e tyre. Kështu, ishte edhe këtë vit, dhe kështu është gadi çdo vit, duke u shtuar ardhja e tyre dhe shpenzimet e tyre. Të clët kan bërë edhe investime të natyrës familjare , si shtëpi dhe hapjen e ndonjë biznesi familjar të vogël – sa për të mbajtur familjen e tyre. Dua të theksojë se ne pak realizojmë nga këto të ardhura sipas ligjit të tatimit mbi vlerën që janë parat që sjellin turistët dhe kurbetqarët, mbasi ato përfitime i shkojnë direkt pushtetit qendror. Prandaj, thashë më lart së një sistem që është i centralizuar. Me ligj në Maqedoni, vetëm 3% deri në 5% u kthehet Komunave nga të ardhurat që realizojnë me turzmin nga tatami mbi vlerën e shtuar që quhet . Dhe ky 3% nuk kthehet i gjithë në Strugë, megjithëse në se kthehesh, atëherë ne do të ishim shumë më mirë duke parë edhe numërin e madh të mërgimtarëve tanë, që vijnë e sjellin shumë para në verë së bashku me turistët e huaj dhe vendas. Në aspektin financiar vlerësimi i përgjithëshëm, është se mërgimtarët jo vetëm në Strugë, por në të gjithë Maqedoninë, e “mbajnë gjallë” Maqedoninë në aspektin finanaciar. Maqedonia, për çdo her mbas verës ka balance buxheti, ku janë remitencat, të cilat janë shuma të mëdha parash të cilat fatkeqësisht kurrë nuk bëhen publike dhe kjo vejn edhe si pasojë e një mungese të pjesmarrjes së shqiptarëve në Entin e Statistikave. Por, natyrisht që Struga, ka një pasuri shumë të madhe e cila është ashtu si e ka mallkim kurbetin, e ka edhe pasuri të vetën që janë dy gjëra që jetojnë në simbiozë . Prandaj, edhe unë insistojë që Struga, duhet të kthehet në një qendër të madhe kulture , ku edhe mërgimtarëve tanë, tu krijohen mundësit për sa më shumë aktivitete, që të kalojnë pushimet sa më bukur jo vetëm në verë por gjatë gjithë vitit tju jepet mundëesia.

INA: Meqënëse përmendet kulturën , cilat janë lidhjet e Strugës më Shqipërinë dhe Kosovën në aspektin kulturorë e artistikë ?

Unë si kryetar kam pasur një takim me Ministrin e Kulturës së Shqipërisë, dhe kam në plan ta kthej Strugën në një qendër të madhe kulturore gjithëshqiptare, për shkak të rrethanave gjeopolitike të këtij qyteti historik, dhe shpresoj se do të kem ndihmën edhe të shtetit të Kosovës, për realizimin e këtij plani. Shpresoj se gjatë verës do të vinë Trupa e Tetarit Kombëtar dhe Operas e Baletit, Ansambali i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, dhe shtetit tjetër shqiptar Kosovës, trupat shqiptare nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, e Mali i Zi, dhe diaspora me ndihmën e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Natyrisht, që unë kam ndarë buxhetin për këtë qëllim dhe këto harxhime, t’i ndajmë së bashku edhe me shtetin shqiptar. Të nëjtën gjë mendojë të realizojë edhe me qeverinë e Kosovës. Për datën 28 Nëntor 2013 kisha ftuar për një koncert festiv filarmoninë e Kosovës, por që fatkesqësisht më duhet t’a them publikisht, se dy ditë përpara se të mbahej ky koncert, ai u anullua?!. Natyrishtë, që me erdhi shumë keq – sepse, ne e kishm për nder të kishim Filarmoninë e Kosovës, për një ditë siç është data jonë e shenjtë e 28 Nëntorit. Megjithatë, shpresojë se në të ardhem nuk do të kemi më kësij gjëra të kësaj natyre – pra të anulimit. Dhe , do të mundohemi të bëjëm një axhendë të përbashkët në tëkë fushë.

INA: Kalojmë në një pyetje pak hipotetike – Nëse do të ishe duke folur përpara të gjithë mërgimtarëve këtu në Amerikë, çfarë thirrje do t’i kishit bërë, për të ardhur dhe investuar në Strugë? pra çfarë kuadri ligjor dhe lehtësira do të kishin ata për t’u nxitur të vijnë e të investojnë në Strugë !

Do t’ju garatoja se gjithëçka që varet nga pushteti lokal, i kanë të sigurta se do t’i gjejnë në mënyrën më përfekte. Dhe se ka disa plane investimesh që mundet ata të investojën nga diaspora, e cila është në planin energjitik, për këtë vit, e cila do të liberalizohet dhe do të ndahet simbas komunave. Garantojë se çdo investitor, që ka si qëllim të investojë në Komunën e Strugës, se nuk do të ketë asnjë pengesë burokratike . Dhe jo rastësisht pres që investimet më të mëdha t’i kem nga bashkëatdhetarët tanë dhe këtë do tja kushtojë edhe një pjesë të vizitës time me ta, këtu në Amerikë. Maqedonia, sipas raporeteve renditet në një ndër ato vende pa stabilitet, si pasojë e marrdhënieve ndëretnike dhe problemeve të tjera që ka Maqedonia, e cila bën pjesë në listën e atyre vendeve që nuk kan stabilitet. Dhe, natyrisht, kjo e përkthyer në mëndjen e një investitori nuk është aspak mirë. Por, duhet pranuar se situate nuk është aq alarmate sa filtet në mediume, mbasi, ajo është shumë më favorite për atë që do të vinin e investonin në Maqedoni – pra në vendlindjen e tyre, për të shtuar pasuritë tyre. Nga të cilat, unë kam planifikuar këto ditë që toka të ndahet në vendet që ka për tu ndërtuar të dalë në shitje. Këtu, bëjnë pjesë tokat industriale ashtu si bëjnë pjesë edhe tokat për banim. Por, e keqja qëndron se me ligj nga pushteti qëndror çmimi i tokës industriale është më i shtrëjtë se sa ai i tokës për shtëpi banimi. Dhe, unë jamë për të kundërtën në fakt, se duhet të nxisim më shumë industrinë se sa ndërtimin e një shtëpi ose disa shtëpive private. Zonat industriale duhet ta ken më të lirë çmimin për tërheqjen e investitorve, mbasi hapen edhe më shumë vende pune. Dhe për këtë unë si kryetar i rajonit zhvillimor Jugperendimor të Maqedonisë, kam bërë një kërkesë që të ndryshoi çmimi i shitjes së tokës dhe që këto toka të u orfohen të gjithë investitorve. Në mënyrë që ata të vinë dhe të investojnë në Strugë. Për së fundi mund të them se Struga, për veç faktit që është një vend shumë antraktivë në aspektin zonal dhe sezonal duke pasur parasyshë, se e ka të zhvilluar industrinë e truizmit, i cili natyrisht, që gjatë verës dyfishohet “numëri i banorëve ” të cilët vijnë në Strugë, por qyteti ynë përbën edhe një interes për tregun botëror, për vetë faktin që e ka shumë afër edhe portin e Durrësit. Me zhvillimin e infrastrukuturës që ka pasur Shqipëria dekadën e fundit, Struga, meriton më shumë vëmendje në fushën e investimeve të kurbetaqarve tanë. Struga, është vendi i mundësive të mëdha për investime duke pas parasyshë se kemi jemi në mes të tre aeroporteve, kemi shumë afër aeroportin e Ohrit, atë të Tiranës dhe të Shkupit, dhe në mes të Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës.

INA: Dhe në fund të kësaj interviste , cili është mesazhi i juaj !

Mesazhi im është vazhdoni ashtu si keni punuar dhe keni kontribuar për vendlindjen tuaj dhe familjen tuaj. Mbasi mërgimtarët tanë kanë shumë nga ato faktorët që i kan pak shqiptarët dhe politikbërsit shqiptar . Mërgimtarët tanë janë ata me të cilët ne jemi krenuar ndër vite me mundin e djerësn e tyre, suksesin e tyre, por edhe në histori duke u nisur qysh nga Konica, Noli e shumë e shumë figura të tjera të ndritura të diaspporës shqiptare, sidomos kësaj këtu në Amerikë. Dhe, natyrishtë, që unë pres atë që mërgimtarët tanë do të bëjnë atë që kanë bërë gjithmon për vendorgjinën e tyre, dhe, kjo nuk ka për të munguar kurrë sa të jenë shqiptarët. Të cilët, në asnjë moment nuk e harrojnë vendlindjen e tyre. Mos pushoni kurrë duke menduar e punuar së shtuari gjithmon lidhjet me këtë vend të madh dhe të bekuar siç është SHBA, mikun tonë të madh historik , duke mos harruar se “kush janë SHBA, kë përfaqësojnë, çfarë kan bërë, dhe çfarë do të bëjnë ” për Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët kudo që janë. Dhe ka ardhur koha që diaspora duhet të kërkojë dhe një farë përgjegjësis, tek politikanët në vendlindjen e tyre. Ne kemi një realitet sot në Maqedoni i cili deri diku është pasojë e një manipulimi, që ju është bërë bashkëatdhetarëve tanë. Me fjalë të tjera bashkë – atdhetarët tanë ka ardhur koha të kërkojnë paratë e 2001- se ku kanë shkuar, para të cilat u dhanë për lirinë ndërsa janë përdorur për të blerë “. (B.S/INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *