Home / Lajme / Rajon / Selimi: Bujar Bukoshi na kërkoi të rreshtohemi kundër Rugovës

Selimi: Bujar Bukoshi na kërkoi të rreshtohemi kundër Rugovës

6 janar-“Nga Fatos Nano kemi kërkuar mbështeten e Shqipërisë për UÇK-në. Nga Bujar Bukoshi kemi kërkuar që të na mbështetë me fondi e 3%. Ne, nuk kemi kërkuar para, por mbështetje. Me duhet të them se ajo mbështetjeje zyrtarisht nuk na ka ardhur asnjëherë”.

Njëri prej ish-komandantëve më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë se në kohën e luftës së Kosovës, është takuar më dy ish –kryeministrat e atëhershëm shqiptarë, më kryeministrin në egzil Bujar Bukoshin dhe Fatos Nanon.
Selimi ka thënë se takimin e ka realizuar së bashku me ish drejtuesin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin, më arsyen për të kërkuar mbështete nga të dy kryeministrat.
Selimi tha par KTV-ne se, takimet më ish kryeministrat ishte realizuar veç e veç.
“Nga Fatos Nano kemi kërkuar mbështeten e Shqipërisë për UÇK-në. Nga Bujar Bukoshi kemi kërkuar që të na mbështetë me fondi e 3%. Ne, nuk kemi kërkuar para, por mbështetje. Me duhet të them se ajo mbështetjeje zyrtarisht nuk na ka ardhur asnjëherë”.
Selimi tha se, Bukoshi, ka pasur tri kresa në takim. “Bukoshi ka kërkuar tri gjera nga ne, por ne, nuk i kemi pranuar. Ka kërkuar që të rreshtohemi në luftën politike kundër Ibrahim Rugovës. Ne i kemi thënë se jemi në lufte me Serbinë, jo me Rugoven. Na ka kërkuar që të ndërpresim luftën, që të tërhiqemi ne Tiran, e që me njësit tona te konsolidohemi atje. Dhe kërkesa e tretë ka qenë, së ne të pranojm mjete financiare, që të na i jep ne mënyrë private dhe jo ti epen Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së zyrtarisht”.
Ndërkohë nga takimi më Fatos Nanon, Selimi ka evokuar kujtime mbresëlënëse. “Takimi me Nanon ka zgjat më shkurt që kam menduar. Di që na kë thënë këtë : Unë si kryeministër i Kombit shqiptar, jam në luftë” /Indeksonline/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *