Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet ditëlindja e Arbën Xhaferit (VIDEO)

Shënohet ditëlindja e Arbën Xhaferit (VIDEO)

Tetovë, 24 janar – Një delegacion i Partisë Demokratike Shqiptare i udhëhequr nga kryetari Menduh Thaçi me ratsin e ditëlindjes së ish kryetarit të ndjerë të kësaj partie Arbën Xhaferi sot para dite ka bërë homazhe tek varri i tij.

Me këtë rast kryetari Menduh Thaçi i shoqëuar nga deputetët e kësaj partie ka vendosur kurora me lule pranë varrit të ish kryetarit të kësaj partie Arbën Xhaferi.

Ndryshe, Arbën Xhaferi ndërroi jetë më 15 Gusht të vitit 2012 pas një sëmundje të rëndë. Ai lindi në qytetin e Tetovës, më 24 janar të vitit 1948. Karrierën e tij profesionale një kohë të gjatë e kishte ushtruar në Radio Televizionin e Prishtinës, si redaktor për Kulturë, ndërsa pas viteve ’90, ai u shpërngul në Maqedoni, duke u përfshirë në skenën politike për 18 vjet me radhë.

Arbën Xhaferi është dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare, të cilën e drejtoi deri në vitin 2007.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *