Home / Sport / Shkëndija fiton 3:0 miqësoren me Vrapçishtin

Shkëndija fiton 3:0 miqësoren me Vrapçishtin

Miqësorja e parë e Shkëndijës ka kaluar më së miri dhe shenjat e para që dha skuadra e Duros janë tejet pozitive. Ndërkohë Shkëndija vazhdon përgatitjet në Ohër edhe për disa ditë, ndërsa pritet që të zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese.

hkëndija ka mundur me rezultat 3:0 Vrapçishtin në një takim kontrollues të zhvilluar të dielën në stadiumin ‘Burimet e Bilianës’ në Ohër, ku skuadra ‘kuqezi’ (këtë ndeshje luajti me fanella të bardha) tani më një javë është duke zhvilluar fazën përgatitore. Në testin e parë në vitin 2014 dhe me formacionin e ‘renovuar’ pas ndryshimeve të mëdha në dimër, shefi i stafit teknik Shpëtim Duro ndeshjen e nisi me formacion intersant me vendosje 3-6-1. Velii nisi në portë, ndërsa treshen e mbrojtjes e krijuan nga e majta në të djathtë Belica, Nuri Mustafi dhe Ardian Cuculi. Në mesfushë ‘rombin’ e krijonin Useini, Selmani, Pollozhani dhe Nexhipi. Në të djathtë u vendos Imeri, krahun e majtë e mbuloi Junior, ndërsa në sulm i vetmuar kroati Vruçina. Fillimi i ndeshjes ishte i fuqishëm nga ana e Shkëndijës që dominonte tërësisht në teren, kishte kontrollin e topit dhe deri në minutën e 25-të kur Imeri shënoi golin e epërsisë, të përzegjedhurit e Shpëtim Duros krijuan 6-7 raste të mira për gol, duke mbajtur kundërshtarin të shtypur në pjesën e vet. Kanosjen e parë e solli Slemani në minutën e 4, mirëpo Jashar priti goditjen e tij. Në minututën e 7 aksion i Vruçinës që depërton në krahë, ndërsa ndalet në mënyrë të parregullt nga Ramadani, ndërsa arbitri Markovski me të drejtë tregon në pikën e bardhë. Nderim Nexhipi mori përgjegjësinë për të goditur, mirëpo topi përplaset vetëm në shtyllën e portës së Vrapçishtit. Dy minuta më vonë kansoje e re mbi portë e Nexhipit, ndërsa në minutën e 11 Vruçina për mrekulli depërton në krah të majtë dhe assiston në pesëmetërsh, mirëpo Ramadani pastron para Nexhipit. Në minutat në vazhdim pasojnë dy tentime të Demir Imerit, mirëpo në të dyja rastet Jashar shfaqet i sigurtë në portë. Ndryshimi erdhi në minutën e 25 kur Vruçina përsëri ‘shpartallon’ krahun e djathtë të mbrojtjes së Vrapçishtit dhe assiston para zonës, ndërsa Imeri shënon për 1:0, duke shënuar golin debutues në fanellën e Shkëndijës. Pas golit të shënuar Vrapçishit sikur mori veten dhe nisi të sulmojë më guximshëm. Në minutën e 28 Bexheti solli kanosjen e parë nga gjuajtja e lirë, ndërsa Velii arrin të mbrojë. Dy minuta më vonë Memeti tenton portën, por përsëri has në Velii-n e koncentruar. Në anën tjetër Junior tenton me kokë pas një harkimi nga këndi, mirëpo topi shkoi skaj portës. Në minutën e 36 Mujdin Nebi godet traversën e Shkëndijës nga gjuajtja e lirë, ndërsa mundësinë e fundit në pjesën e parë e kishte Junior, i cili bukur depërton në krahun e majtë dhe tenton portën, mirëpo Jasharkovski pret me sukses. Në pauzën mes dy pjesëve të dy trajnerët bënë më shumë zëvendësime, ndërsa Shpëtim Duro ndryshoi edhe vendosjen në teren, duke reshtuar katër mbrojtës në vijën e fundit (Bejtullai, Belica, Mustafi dhe Cuculi). Mesfushor i fundit mbeti Useini, me Selmanin dhe Pollozhanin si mbështetje, ndërsa tre vendet në fazën ofenzive i zunë Shabani, Fazliu dhe Nurishi. Kanosjen e parë në pjesën e dytë e kishte Pollozhani, mirëpo Jasharovksi ndali tentimin e tij. Ndryshimi erdhi në minutën e katërt të pjesës së dytë kur Elvir Nurishi vjedh një top në mesfushë dhe depërton shpejtë në pjesën kundërshtare, duke plasuar saktë në rrjetën e Vrapçishtit për epërsi 2:0. Në minutën e 65 Astrit Fazliu kishte tentim që kontrollohet nga Jashar. Në çerekun e fundit të takimit Duro në lojë inkuadroi disa futbollistë më të rrinjë, të cilët treguan se posedojnë potencial të madh. Pikërisht në minutën e 75 Nurishi hakron nga këndi, ndërsa para zonës i riu Erblin Shaqiri me goditje të fortë shënon për 3:0. Në minutën e 79 Nebi tenton portën e Shkëndijës, mirëpo pa mundur të shqetësojë Nuhii-n e koncenturar në portë. Në anën tjetër tentim i ri i Shaqirit, mirëpo në portë i sigurtë gardiani rezervë i Vrapçishtit, Ramadani. Tentimin e fundit të takimit e solli Astrit Fazliu nga gjuajtja e lirë, mirëpo Ramadani grushton dhe nuk lejon të kapitulojë. Deri në fund nuk pati ndryshim, kështu që miqësorja Shkëndija-Vrapçishti u mbyll me rezultat 3:0. Kështu, miqësorja e parë e Shkëndijës ka kaluar më së miri dhe shenjat e para që dha skuadra e Duros janë tejet pozitive. Ndërkohë Shkëndija vazhdon përgatitjet në Ohër edhe për disa ditë, ndërsa pritet që të zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese.

Shkëndija-Vrapçishti 3:0 (1:0)
Stadiumi ‘Burimet e Bilianës’ në Ohër
Shikues: 200
Arbitër: Marjan Markovski
Arbitra anësorë: Stevçe Shulevski dhe Zharko Todorovski
Golashënues: Imeri 25’, Nurishi 49’ dhe Shaqiri 75’. 
Kartona të verdhë: Sulejman dhe Taha (Vrapçishti).
Karton i kuq: /

Shkëndija: Velii (Nuhiu 77’), Belica (Alili 77’), Mustafi, Cuculi (Abazi 77’), Huseini (Taipi 63’), Selmani (Shaqiri 72’), Pollozhani (Luma 77’), Nexhipi (Bejtullai 46’), Imeri (Shabani 46’), Junior (Fazliu 46’), Vruçina (Nurishi 46’).

Vrapçishti:Jashar, Arifi, Ramadani, Savevski, Bexheti, Nebi, Memedi, Vehabi, Sulejmani, Alija, Syla.
U inkuadruan: Ramadani, Memeti, Behadini, Shaqiri, Çelik, Abdyl, Jusufi, Shabani, Taha, Hasan dhe Arifi.

Burimi: KF Shkëndija.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *