Home / Sport / Shkendija vazhdon te stervitet ne Oher

Shkendija vazhdon te stervitet ne Oher

“Përgatitjet janë duke rrjedhur shumë mirë dhe jemi të kënaqur me kushtet që kemi për punë. Tani në këtë periudhë akcenti është në përgatitjen fizike të ekipit dhe me kalimin e kohës do të punojmë edhe në drejtimet tjera”, thot trajneri Duro.

Skuadra e Shkëndijës vazhdon me stërvitjet e saj në Ohër, ku është duke u zhvilluar faza e parë e përgatitjeve dimërore. Në kushte të shkëlqyeshme për punë, futbollistët janë duke punuar me intenzitet maksimal. Duke patur parasysh se bëhet fjalë për fazën e fillimit, në këtë periudhë dominojnë ushtrimet e forcës dhe përgatitjes fizike, me atë që sot skuadra kishte dy seanca stërvitore në terenin kryesor të stadiumit ‘Burimet e Bilianës’. Në seancën e parë me futbollistët punoi trajneri kondicional Metin Dalip, i cili aplikon tempo të fuqishme të përgatitjeve fizike. E ndërkohë në seancën e dytë stërvitore stafi teknik në krye me Shpëtim Duron më shumë punoi me top, duke i kushtuar vëmendje përveç përgatitjes fizike edhe asaj taktike dhe teknike. Gëzon serioziteti dhe intenziteti me të cilin futbollistët përballojnë detyrat e stafit teknik, ndërsa shumë mirë është duke shkuar adaptimi i futbollistëve të ri. Skuadra çdo ditë është duke shtuar intenzitetin e punës, ndërsa janë duke u zhvilluar bisedime me kundërshtarë të mundshëm për zhvillim të ndeshjeve kontrolluese.“Përgatitjet janë duke rrjedhur shumë mirë dhe jemi të kënaqur me kushtet që kemi për punë. Tani në këtë periudhë akcenti është në përgatitjen fizike të ekipit dhe me kalimin e kohës do të punojmë edhe në drejtimet tjera”, shprehet shefi i stafit teknik të KF Shkëndija, Shpëtim Duro, i cili shton se do ishte mirë të gjenden dy kundërshtarë për ndeshje testuese. “Do ishte mirë që të luajmë dy ndeshje testuese me kundërshtarë më të lehtë, për faktin se ende jemi në fazën e parë të përgatitjeve dhe duhet të mbajmë llogari për ngarkesën që u vendosim futbollistëve”, përfundoi Duro.

Të dielën miqësore me Vrapçishtin

Shkëndija të dielën (26.01.2014) do të përballet me Vrapçishtin në një takim kontrollues që do të zhvillohet në Ohër. Përballja do të luhet me fillim në orën 14:00, ndërsa do të jetë testi i parë i Shkëndijës në vitin 2014. Pritet që në këtë përballje shansin për të debutuar ta kenë edhe përforcimet e reja, ndërsa për herë të parë në këtë vit stafi teknik do të mund të shohë formën momentale të futbollistëve. Ndërkohë vazhdojnë bisedimet edhe për gjetjen e një kundërshtari tjetër, me të cilin Shkëndija do të përballej me 30 janar.

Aktivitetet ditore të futbollistëve:
07:30 mëngjesi
08:00 – 08:45 pushim obligativ
09:00 – 10:30 stërvitje në teren, ku dominuan ushtrime kondicionale me trajnerin Metin Dalip
12:00 dreka
13:00 – 15:00 pushim i obliguar
15:30 – 17:00 stërvitje në teren. Ushtrime me top.
19:00 darka
22:00 futbollistët detyrimisht të shtrihen në gjum.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *