Home / Lajme / Maqedoni / Shkolla e Neproshtenit më në fund me nxemje

Shkolla e Neproshtenit më në fund me nxemje

21 janar- “Me tërheqjen e mjeteve me vendim të qeverisë, kjo shkollë deri më tani mbeti ashtu siç ishte nga e kaluara e deri tani. Neve me mjete buxhetore drejtë për së drejti nga ana e komunës vendosëm të reagojmë dhe të përmirësojmë gjendjen faktike.kur kemi mundësi në rregull siç është rasti i sotëm por kur nuk kemi mundësi vet kërkojmë përkrahje në këtë drejtim”, deklaroi Isen Asani kryetar i komunës së Tearcës

Pasi që qeveria kishte tërhequr mjetet në vitin 2010 për nxemjen qendrore të shkollës periferike “Eqrem Qabej” në fshatin Neproshten, komuna e Tearcës ka investuar bashkë me banorët e fshatit dhe ka rregulluar nxemjen qendrore në këtë shkollë.Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani, I cili tha se katër vite kanë pritur që të rregullohet ngrohja qendrore por më në fund kanë vendosur që këtë ta bëjnë me mjete vetanake që të vendoset nxemja edhe në këtë shkollë.

“Me tërheqjen e mjeteve me vendim të qeverisë, kjo shkollë deri më tani mbeti ashtu siç ishte nga e kaluara e deri tani. Neve me mjete buxhetore drejtë për së drejti nga ana e komunës vendosëm të reagojmë dhe të përmirësojmë gjendjen faktike.kur kemi mundësi në rregull siç është rasti i sotëm por kur nuk kemi mundësi vet kërkojmë përkrahje në këtë drejtim”, deklaroi Isen Asani kryetar i komunës së Tearcës. Ai njoftoi se punët janë kryer brenda dy jave ndërsa nxemje bëhet me biomasë, gjegjësisht plohur druri.

“Është mënyrë e re e ngrohjes përmes biomasës, përkatësisht me pluhgur grimca druri dhe tashmë edhe kjo shkollë do ketë nxemje qendrore gjatë sezonit të dimrit”, tha Asani.

Si pasojë e kësaj, janë ngrohur vetëm mësonjtoret por jo edhe korridoret e shkollës. Në këtë shkollë mësojnë rreth 80 nxënës në tetë paralele.

“Mungesa e ngrohjes së ambienteve të shkollës ka qenë evidente me koftorët. Gjithnjë nuk kanë mundur që të ngrohen të gjitha hapësirat e shkollës këtu në Neproshten, prandaj është marrë kjo inciiativë dhe tashmë do të kemi nxemje qendrore për krejt hapësirat në këtë shkollë”, tha Bekim Imeri, drejtor i shkollës Eqrem Qabej në fshatin Sllatinë.

Drejtori Imeri ka bërë të ditur se edhe në shkollën qendrore në fshatin Sllatinë janë bërë investime në brendinë e shkollës, ku janë lyer dyret dhe korridoret me vetëfinancim të shkollës dhe banorëve të këtij fshati.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *