Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, brenda 24 orëve, 13 aksidente dhe 8 të lënduar

Shkup, brenda 24 orëve, 13 aksidente dhe 8 të lënduar

Shkup, 30 janar – Gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur 13 aksidente. Në dy aksidente një shofer i automjetit dhe një këmbësorë, kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Në katër prej tyre, tre shoferë të automjeteve, një bashkudhëtar dhe dy këmbësorë kanë marrë lëndime trupore, ndërsa në shtatë aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Siç informojnë sot nga MPB-ja, policia e komunikacionit dje ka zbuluar dhe sanksionuar pesë shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit, nëntë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar sinjalet ndriçuese të komunikacionet në udhëkryqe, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi për kalim këmbësorëve në vendkalimet e shënuara këmbësorike, si dhe 10 këmbësor të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara për kalimin e këmbësorëve.

Nga ana e policisë së komunikacionit me ndihmën e automjetit të posaçëm ‘kaçubet) janë larguar gjithsej 68 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri të komunikacionit rrugor do të realizojë këshillime për komunikacion.

E njëjta do të mbahet në hapësirat e Stacionit policor me kompetencë të përgjithshme “Gazi Babë” me fillim në orën 19 në të cilën do të marrin pjesë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion në cilësinë e shoferëve të cilët me automobila në mënyrë të paligjshme kanë qëndruar para udhëkryqeve, që nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë apo e kanë shfrytëzuar celularin gjatë drejtimit të automjeteve, si dhe shoferët cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes.

Në suaza të aksionit për edukim në komunikacion “Ti mbrojmë fëmijët në komunikacion” sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor do të realizojë punëtori edukative në SHF “Lazo Tërpovski” e cila gjendet në territorin e komunës Karposh me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt. Për sot, thonë nga MPB-ha, nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me ç’ka pritet komunikacioni të zhvillohet pa pengesa dhe sipas regullave aktuale të komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *