Home / Lajme / Maqedoni / Shkupit 2014, ka kushtuar sa 200 mijë punësime (VIDEO)

Shkupit 2014, ka kushtuar sa 200 mijë punësime (VIDEO)

28 janar – Projekti Shkupi 2014 me përmendoret e tij ka kushtuar rreth 400 milionë euro. Duke u nisur nga fakti se për punësimin e 4 mijë personave Qeveria ka ndarë rreth 9 milionë euro, atëherë sipas një matematike të thjeshtë do të ishte dash që të punësoheshin rreth 180 mijë persona, nëse paratë e atij projekti përdoreshin për punësime.

Duke u nisur nga fakti se për punësimin e 4 mijë personave Qeveria ka ndarë rreth 9 milionë euro, atëherë sipas një matematike të thjeshtë do të ishte dash që të punësoheshin rreth 180 mijë persona, nëse paratë e atij projekti përdoreshin për punësime

Qeveria e Maqedonisë i ka ndarë 525 milionë denarë ose rreth 9 milionë euro Agjencisë për Punësim dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale për punësimin e rreth katër mijë personave.

Nëse Qeveria e Maqedonisë do të kishte menduar për punësimin e qytetarëve dhe jo për projekte kontroverse siç është ai i Shkupit 2014, papunësia në Maqedoni do të kishte arritur në 18 për qind ndërsa shkalla e varfërisë do të ishte dukshëm më e ulët nga sa është tani.

Projekti Shkupi 2014 me përmendoret e tij ka kushtuar rreth 400 milionë euro. Duke u nisur nga fakti se për punësimin e 4 mijë personave Qeveria ka ndarë rreth 9 milionë euro, atëherë sipas një matematike të thjeshtë do të ishte dash që të punësoheshin rreth 180 mijë persona, nëse paratë e atij projekti përdoreshin për punësime.

Profesor Izet Zeqiri thotë se Qeveria nuk merret me masa aktive për uljen e papunësisë, por mban gjallë ideologjinë e VMRO-së së me projekte si ai i Shkupit 2014.

“Nëse paratë e Shkupit 2014 do të shfrytëzoheshin për punësime, papunësia do të kishte arritur në 18-20 për qind, e jo 28 për qind saç është sot. Po ashtu do të ishte zvogëluar shumë edhe shkalla e varfërisë. Mirëpo Qeveria nuk merr masa aktive për uljen e papunësisë. Me ‘Shkupin 2014’ arriti të mbajë gjallë ideologjinë e VMRO-së, ndërsa punësimet i bën për të treguar se po merret edhe me çështje të tjera”, thotë Zeqiri për “Lajm”.

Ai sqaron se papunësia nuk ulet me punësimin në administratë, papunësia ulet me rritjen e ekonomisë. “Ekonomia është ajo që hap vende të rreja pune, jo administrate shtetërore. Maqedonia ka administratën më të ngarkuar në rajon, dhe atë e ka bërë për të mbajt nën kontroll votuesit e saj. Punësimi duhet bërë me masa aktive, përmes ekonomisë, firmave ekonomike, dhe jo përmes administratës”, thekson profesor Zeqiri.

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë Aleksandër Gjorgjiev sqaroi se si do të kryhet punësimi i katër mijë personave. “Hapi i parë për këtë është i ashtuquajturi ‘shansi i parë’, ku përfshihet punësimi i të rinjve deri në moshën 29 vjet, me diploma universitare të vitit 2012/13.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *