Home / Sport / Shqipëria, një vend më lartë në ranglistën e FIFA-s

Shqipëria, një vend më lartë në ranglistën e FIFA-s

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll në renditjen më të re të FIFA-së, të publikuar sot ka humbur një pozitë. Kombëtarja e vendit tonë  me 425 pikë, tani mban pozitën  e 81-të. Ndryshe nga Maqedonia, kombëtarja shqiptare, në krahasim me muajin e kaluar ka shënuar një ecje para vetëm për një pozitë. Shqipëria  në renditjen më të re të FIFA-së, me 571 pikë, mban pozitën e 56-të.

Në ranglistën më të re të FIFA-s që është publikuar sot, kombëtarja e Shqipërisë është ngritur për një vend. Kuqezinjtë në ranglistën e dhjetorit pozicionoheshin në vendin e 57-të pa bërë asnjë lëvizje nga statistika e muajit nëntor por tani ajo ka fituar një vend më lartë.Si vlerësim pozitiv mund të merret vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit që ndeshjet për kualifikimet e Evropiane 2016 të zhvillohen në stadiumin e Elbasanit, “Ruzhdi Bizhuta”, transmeton Koha.net.Pastaj edhe akordi mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare për rikonstruktimin e këtij stadiumi me qëllim që të përmirësojë kushtet e kërkuara nga FIFA dhe UEFA.Kurse Kampioni i Botës, Spanja ka filluar vitin 2014 ashtu siç e ka filluar duke i prirë listës së ranglistës së FIFA-s. Në vendin e dytë pozicionohet Gjermania kurse pas saj gjendet Argjentina. Top-pesëshen e përmbyllin Kolumbia dhe Portugalia.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *