Home / Lajme / Rajon / Shqiptarët po e braktisin luftën e Sirisë

Shqiptarët po e braktisin luftën e Sirisë

13 janar-Raportet e mëparshme njoftonin se qindra shqiptarë myslimanë kanë qenë të rekrutuar nga Turqia dhe janë dërguar më pas në Siri pas trajnimeve ushtarake që i merrnin në Turqi për të marrë pjesë në luftë të armatosur kundër qeverisë së Damaskut.

“Muajin e kaluar 37 shqiptarë, 15 nga Kosova dhe 22 nga Shqipëria, gjithashtu edhe 19 boshnjakë u kthyen në vendet e tyre”, i kanë thënë agjencisë FNA burime brenda grupeve militante.

Këto burime kanë bërë të ditur se grupi Jamaat al-Islamiya në Kosovë i ka bërë thirrje luftëtarëve të saj për të ndaluar luftimet në Siri dhe të kthehen në shtëpitë e tyre, duke shtuar se shtetasit e vendeve të tjera kanë lënë Sirinë dhe tani janë vendosur në krahinat jugore të Turqisë, duke ngelur të përhumbur pa viza dhe pasaporta .

Sipas këtyre burimeve, gjendja e dëshpërimit midis militantëve të huaj është thelluar pas përparimeve në rritje të ushtrisë siriane në pjesë të ndryshme të vendit të kontrolluara dikur prej rebelëve të armatosur, shoqëruar edhe me dallime të ashpra mes grupeve terroriste Salafi dhe Vehabi që luftojnë gjithashtu në Siri, transmeton reporteri.net.

Burimet thonë se premtimet e grupeve Salafi që rekrutonin të rinjtë evropian ishin aq tërheqëse sa kur ata arritën në Siri, i grisnin, digjnin apo i dorëzonin pasaportat e tyre te udhëheqësit e grupeve.

Raportet e mëparshme njoftonin se qindra shqiptarë myslimanë kanë qenë të rekrutuar nga Turqia dhe janë dërguar më pas në Siri pas trajnimeve ushtarake që i merrnin në Turqi për të marrë pjesë në luftë të armatosur kundër qeverisë së Damaskut.

Aty thuhej se një numër prej 769 të shqiptarëve janë dërguar në Siri për t’u bashkuar me të ashtuquajturën Ushtrinë e Lirë siriane (AMF).

Një burim i cili pretendon se ishte atje, por që dezertoi pas dy javësh të luftës në Siri, shtoi se ata të rekrutuar janë transferuar për në Turqi përmes Tiranës për t’u trajnuar ushtarakisht nga oficer amerikan në pension të stacionuar në bazën ushtarake Reyhanli në krahinën jugore Hataj të Turqisë.

Në anën tjetër, vetë javën që po lëmë pas u raportua për tre shqiptarë nga Kosova të vrarë në luftën e Sirisë. /Reporteri/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *