Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët të pafat sërish në lojën shpërblyese qeveritare

Shqiptarët të pafat sërish në lojën shpërblyese qeveritare

28 janar-Shpërblimi kryesor ishte një banesë dhe një dyqan, një makinë dhe shumë mbi 130 shpërblime të tjera në vlerë prej 1.000 denarë deri në 60 mijë denarë, por të gjitha këto shpërblime janë ndarë në materiale teknike dhe prodhime ushqimore. Kësaj radhe një makinë që ishte pjesë e lojës shpërblyese ka shkuar në Prilep dhe fitues është Perica Jankova, ndërsa shumica e shpërblimeve tjera kanë shkuar në Shkup, Manastir, Veles, etj.

Shqiptarëve edhe për së dyti herë nuk i ka ecur fati edhe në lojën shpërblyese “Llogari fiskale në dorë – shpërblim pa mundim” të organizuar nga Ministria e Financave e Maqedonisë.

Nga mijëra zarfet me llogaritë fiskale të dërguara në Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë si organizatore e lojës, gati asnjë qytetarë shqiptarë nuk ka fituar diçka nga loja shpërblyese, edhe ate dhuratat më simbolike apo më të voglat. Nga Qeveria e Maqedonisë apelojnë që qytetarët të grumbullojnë dhe aplikojnë me llogaritë fiskale, sepse në këtë rast nuk ka hapësirë për diskriminim. “Si duket nuk aplikojnë dhe kjo tregon se mungon një interesim për këtë lojë të aplikuar nga Qeveria”, theksojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë.

Por nga ana tjetër, qytetarët e pyetur theksojnë se nuk aplikojnë, sepse kanë arsyet dhe mëdyshjet se nuk mund të fitojnë, por ka edhe nga ata që theksojnë se nuk kanë interes për këtë lojë qeveritare me llogaritë fiskale.

Loja shpërblyese filloi nmë 1 dhjetor të vitit të kaluar, me ç`rast të drejt pjesëmarrje kishin të gjithë qytetarët e vendit që kishin grumbulluar 20 llogari fiskale në çfarëdo shumë të blerjes.

Shpërblimi kryesor ishte një banesë dhe një dyqan, një makinë dhe shumë mbi 130 shpërblime të tjera në vlerë prej 1.000 denarë deri në 60 mijë denarë, por të gjitha këto shpërblime janë ndarë në materiale teknike dhe prodhime ushqimore. Kësaj radhe një makinë që ishte pjesë e lojës shpërblyese ka shkuar në Prilep dhe fitues është Perica Jankova, ndërsa shumica e shpërblimeve tjera kanë shkuar në Shkup, Manastir, Veles, etj.

Në tërheqjen e parë të organizuar nga fundi i vitit të kaluar fitues i apartamentit ishte Trajko Kuzmanovski nga Kumanova, fitues i dyqanit Dimitar Miladinov nga Struga dhe Pande Manovski nga Manastiri kishte fatin të fitojë makinën e tipit Peugeot 208. Shpërblimet e tjera ishin vauçerë të vlefshëm për laptopë, biçikleta, smart telefonë, LCD Televizorë. Loja shpërblyese filloi në fund të vitit të kaluar dhe do të vijoj edhe në shtatë xhiro të tjera, ku qytetarët e tjerë do të kenë mundësinë për t`iu gëzuar fatit. Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët që grumbullojnë 20 llogari fiskale të paguara dhe i dërgojnë në adresën e “Lotarisë së Maqedonisë”. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *